Një histori aspak e zakontë ka ndodhur në SHBA.

Bëhet fjalë për Melissa Highsmith, e cila u rrëmbye nga dadoja në Fort Worth kur ajo ishte vetëm 1-vjeçe.

Pas 51 vitesh, ajo ka gjetur prindërit, vëllezërit dhe motrat e saj. Pamjet e takimit u publikuan në profilet në Facebook të familjarëve të Melisës, të cilët nuk kishin reshtur së kërkuari në gjithë këto vite. Ata thanë:

Ne menduam se nuk do ta shihnim më kurrë.

Ishte viti 1971 kur nëna e Melisës kishte vendosur një reklamë në gazetë për një dado që mund të kujdesej për vajzën kur ajo ishte në punë. Kur gruaja që i ishte përgjigjur reklamës u shfaq në derë, nëna e Melisës nuk ishte në shtëpi dhe ishte shoqja e dhomës ajo që ia dorëzoi vajzën e vogël kujdestares së fëmijëve, e cila më pas u zhduk pa gjurmë.

Familja nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa për ta gjetur Melisën dhe i organizonte asaj një festë çdo vit në ditëlindjen e saj. Në shtator të këtij viti familja Highsmith mori një mesazh anonim që i informonte se gruaja ishte në Charleston, më shumë se 2000 kilometra nga vendi ku u rrëmbye. Testi i ADN-së dhe testet e tjera konfirmuan identitetin e Melissa-s dhe familja mundi ta përqafonte sërish pas 51 vitesh shumë të gjata.

Top Channel