Së fundmi, shumë shtete kanë përfshirë në politikat e tyre një qasje të drejtuar nga shkenca, lidhur me uljen e numrit të duhanpirësve në vendin e tyre.

Mund të përmendim këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Administrata e Kontrollit të Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA) ka autorizuar alternativat pa tym, si pajisjet me ngrohje apo cigaret elektronike, në konfirmim të të dhënave shkencore që tregojnë efikasitetin e tyre. Kjo qasje me në qendër kërkimet shkencore për reduktimin e dëmit, është një strategji e shëndetit publik që synon të uli dëmet që shfaqen nga djegia.

Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Përkujdesjen në Britaninë e Madhe, që merret me miratimin e udhëzimeve të metodave më efektive të parandalimit, diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve, së fundmi ka publikuar direktivat për reduktimin e dëmit të cigares. Ky institut mbështet përdorimin e alternativave pa tym, për të ndihmuar duhanpirësit që zgjedhin të vazhdojnë ta përdorin duhanin, të kalojnë në pajisje që kanë faktorë dëmtues të reduktuar. Si pjesë e strategjisë së shëndetit publik, Zyra Kombëtare e Statistikave tregoi se nivelet e duhanpirjes ranë me 1.3% brenda një viti.

Prezantimi i alternativave pa tym dhe pranimi i konceptit të reduktimit të dëmit, ka ulur gjithashtu nivelet e duhanpirjes me 34% në Japoni.

Shoqata Kanadeze e Shëndetit Publik, që gjithashtu ka njohur efektshmërinë e reduktimit të dëmit, ka deklaruar se pajisje të tilla alternative, janë më pak të dëmshme se ato që djegin duhanin.

Edhe Zelanda e re i është bashkuar shteteve që kanë ndjekur këtë qasje. Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka hapur një faqe zyrtare me qëllimin e informimit të qytetarëve për alternativat pa tym, siç janë cigaret elektronike, me objektivin për t’i ndihmuar ata të lënë cigaren.

Logjika që këto vende kanë përfshirë në strategjitë e tyre për shëndetin publik, fokusohet tek prezantimi i alternativave pa tym për të shkëputur përdoruesit e duhanit nga burimi i risqeve, kështu reduktohet dëmi në shëndet, por edhe niveli i personave që pinë cigare.

Top Channel