Formacionet zyrtare të derbit britanik, Southgate bën 5 ndryshime për sfidën ndaj Uellsit

29/11/2022 20:16

Anglia ka nevojë vetëm për një pikë, që të sigurojë kalimin në fazën e 1/8-ave dhe do ta kërkojë atë në derbin britanik ndaj Uellsit, në ndeshjen e fundit në grup.

Trajneri Gary Southgate ka rikthyer në formacion nga minuta e parë Kyle Walker, i cili ka marrë vendin e Kieran Trippier, ndërsa në sulm janë ulur në stol Saka e Sterling, për t’u lënë vendin Rashford e Foden.

Edhe në mesfushë ka një ndryshim, pasi është ulur në stol Mason Mount dhe nga minuta e parë luan një veteran si Jordan Henderson.

Uells – Angli

Formacionet zyrtare:

Top Channel