Nuk është e lehtë të jesh sozia e Kate Middleton/ E reja britanike merr qindra propozime për martesë dhe jo vetëm…

29/11/2022 17:48

Sozia e Kate Middleton, britanikja Heidi Agan prej më shumë se 10 vitesh udhëton nëpër botë dhe fiton para vetëm falë pamjes së saj.

Heidi vazhdimisht blenë rrobat të ngjashme si të Dukeshës, grimohet si ajo dhe vendos gjithashtu stoli të ngjashme.

Para dasmës së Kate Middleton dhe Princit William, të njohurit e Heidit i tregonin vazhdimisht se sa shumë i ngjante princeshës së ardhshme. Prej asaj kohe, Agan jeton duke fituar para vetëm nga ngjashmëria që ka me dukeshën.

Ajo xhiron reklama dhe merr pjesë në evente të ndryshme, kurse pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ka edhe më shumë punë, duke marrë parasysh se Kate Middleton është bërë Princesha e Uelsit. Për shkak të pamjes, thotë se merr qindra oferta për martesë por edhe kërcënime me vdekje.

“Kur më ndodhi për herë të parë, kam qenë e habitur me urrejtjen që vjen nga njerëzit, kurse tani kam mësuar se disa gjëra nuk mund të ndryshohen. Çdokush ka opinionin e tij”.

Rikujtojmë, se Princesha e Uellsit Kate Middleton ‘sundon zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”.

Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave.

Top Channel