E shtunë, 08 Janar 2022
21:29
Deklarata e fortë e Bardhit, reagon Policia e Shtetit: Në seli janë pyetur vetëm deputetët e PD-së

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së fortë të Sekretarit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga selia blu.

21:24
Protesta në PD, Alibeaj: Kapitull i ri në partinë e çliruar nga hijet e së shkuarës

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka postuar pamje të protestës së kësaj të shtune të thirrur nga Sali Berisha.

21:18
Turkmenistani kërkon të mbyllë kraterin natyral të gazit ‘Porta e Ferrit’ (fotot)

Presidenti i Turkmenistanit ka thënë së fundmi se kërkon të mbyllë një nga atraksionet më të njohura turistike të vendit, i njohur si “Porta e Ferrit”.

21:09
Rusia paraqet kërkesa të papranueshme përpara bisedimeve me Shtetet e Bashkuara

Bisedimet mes diplomatëve amerikanë dhe atyre rusë do të fillojnë të hënën në Gjenevë, njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara,
pas një ngërçi disa javor në lidhje me vendosjen e forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

20:56
Kazakistani arreston kreun e shkarkuar anti-terror pas protestave me dhjetra të vrarë (fotot)

Ish-kreu i kundër-inteligjencës dhe anti-terrorit të Kazakistanit është arrestuar sot me akuza tentativë te përmbysjes së pushtetit, pas protestave të dhunshme për të cilat presidenti fajësonte “terroristët e mbështetur nga jashtë”.

20:36
Shpërthen ish-deputeti Fatos Hoxha: Të arrestohen organizatorët e dhunës

Ish-deputeti Fatos Hoxha e ka cilësuar një turp shfaqjen e sotme në PD, ku mbështetësit e Berishës tentuan me dhunë që të futen brenda selisë.

20:20
“Mamaja s’e ka ditur”/Xheisara tregon pse ia fshehu familjes hyrjen në “BBV”

Ditën e sotme Xheisara i ka treguar banorëve pse ia ka fshehur familjes së saj hyrjen në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

20:06
Çfarë la pas protesta, Basha publikon pamjet: Shfaqje e shëmtuar dhune, Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të shtunën në darkë ka publikuar disa pamje nga ajo çfarë la pas protesta e sotme e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

20:04
Monika: Këtu njerëzit kanë lënduar vetëm për lojë

Në një bisedë me Arjolën dhe Arbrin,Monika ka thënë se brenda shtëpisë banorët kanë lënduar vetëm për lojë.

19:54
Bardhi kundërshton policinë: Pse po shoqërohen kryetarët e degëve të PD?!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së në një deklaratë për mediat nga selia blu ka kundërshtuar shoqërimet në polici që po kryhen në PD.

19:48
Zyrtarët në ishujt Galapagos shpëtojnë kafshët e rrezikuara nga vullkani (fotot)

‘Vullkani i Ujkut’ në ishullin Isabela të arqipelagut ekuadorian Galapagos ka shpërthyer për herë të dytë në shtatë vjet.

19:41
Kriza e Kazakistanit/ Corriere della Sera: Lidhja me Kosovën dhe Iranin

Në Kazakistanin e përfshirë nga revoltat popullore, ishin transferuar prej disa muajsh 88.000 kompani kriptovalutash.

19:32
NATO-ja “i shpall” luftë Rusisë, rrëzon kërkesat e Moskës: Do zgjerohemi ku të duam!

NATO-ja e sfidoi hapur Rusinë me refuzimin e bërë kërkesës kryesore të Moskës ne mesin e sagës së sigurisë me Ukrainën.

19:32
Policia ndal përleshjen në PD/ Ndërhyrja pasi deputetët kërkuan ndihmë se u rrezikohej jeta

Vetëm ndërhyrja e policisë arriti të përshkallëzonte dhunën dhe qetësonte situatën e krijuar këtë të shtunë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha.

19:29
Rama: Basha dhe Berisha, kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës

Ish-lideri demokrat Sali Berisha dhe kryetari Lulzim Basha, në konferencën për mediet fajësuan kryeministrin Edi Rama për kapjen e shtetit.

19:23
Berisha dështon të marrë PD/ Sulm, në seli shqyen dyert. Reagojnë mbështetësit e Bashës

Protesta e thirrur nga Seli Berisha në selinë e PD, nisi në mesditë dhe mbështetësit e Berishës dhanë shenjat se vazhdimi do ishte i dhunshëm.

19:05
Sërish rritje e infektimeve, katër humbje jete nga koronavirusi në vend

1.801 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19, nga 8.327 testime të kryera gjithsej, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

19:01
Shtëpia e Bardhë i pret krahët Moskës: Nuk i tërheqim trupat nga Europa Lindore

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë njoftimet se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave amerikane nga Europa Lindore, para bisedimeve me Rusinë javën e ardhshme.

18:56
“Nuk i besojmë Vuçiçit”/ Bllokohen rrugët në Serbi, shoferi rrihet me protestuesit

Serbët i janë rikthyer protestave ndërsa Shoqata e Organizatave Mjedisore të Serbisë po organizon postblloqe të reja, ç’ka tregon se indinjata ndaj projektit “Jadar” të kompanisë Rio Tinto dhe gërmimeve për Litium, ende nuk është fashitur.

18:54
“Ishte kanceri i partisë”/ Basha: I vetmi arkivol që doli sot nga selia, ishte Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë e konsideroi paraardhësin e tij si kancerin e kësaj partie, duke theksuar më tej se nga selia e PD-së sot ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

18:52
Autoritetet britanike: S’ka nevojë për një dozë të katërt të vaksinës!

Doza përforcuese e vaksinës Covid 19 u siguron të moshuarve një nivel të lartë mbrojtjeje kundër një forme të rëndë të sëmundjes të shkaktuar nga varianti “Omicron”, për këtë arsye, një dozë e katërt nuk është e nevojshme deklaruan zyrtarët britanikë të shëndetësisë.

18:48
Anohet qiellgërvishësja 58 katëshe në San Francisco, prag katastrofe!

Inxhinierët po përpiqen me çdo mënyrë të stabilizojnë “Kullën e Mijëvjeçarit”, një qiellgërvishëse luksoze rezidenciale në San Francisko që po zhytet në tokë.

18:47
“Keni humbur apo fituar?” Si përgjigjet Berisha para gazetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu tha se nuk është fituar pak nga kjo protestë.

18:43
“Çahet” korja e Tokës, shpërthen vullkani më i lartë, reja katër mijë metra

Vullkani më i lartë malor i arkipelagut Galapagos, ka shpërthyer duke lëshuar lumenj llave dhe një re gjigande hiri mbi Oqeanin Paqësor, konfirmoi Instituti Gjeofizik i Ekuadorit.

18:40
“Vijojnë protestat”/ Berisha pas protestës në selinë blu: S’jemi në betejë për zyrën, por për të mbrojtur pluralizmin politik

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat pas protestës së dhunshme të ndodhur në selinë blu tha se beteja nuk është për një zyrë por për të mbrojtur pluralizmin politik në vend.

18:40
Basha: Falë bashkëpunimit me Ramën, ish-kryeministri Berisha çau partinë në dysh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë ka aluduar se protesta e zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka ardhur falë një bashkëpunimi mes këtij të fundit dhe kryeministrit Edi Rama.

18:34
Dhuna në protestën e PD-së, shoqërohen në polici 33 persona

25 protestues dhe 8 persona që ndodheshin brenda selisë së Partisë Demokratike janë shoqëruar në polici për veprime të dhunshme.

18:31
SHBA sulmon Rusinë: Përse dërguat 2500 trupa në Kazakistan?!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka vënë në pikëpyetje vendimin e Kazakistanit për të kërkuar ndihmën e ushtrisë ruse në vazhdën e trazirave që kanë përfshirë vendin.

18:30
Basha: Sot ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat pas protestës së zhvilluar sot në selinë e PD nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.

18:30
21 turistë vdesin në stuhinë e tmerrshme të dëborës që bllokoi mijëra makina në autostradë (fotot)

Kaosi i qarkullimit që solli një stuhi e rëndë dëborë në autostradat e Pakistanit i ka kushtuar jetën në mënyrë të paprecedentë të paktën njerëz njerëzve, në bllokimin tragjik të trafikut para hyrjes në qytet.

18:24
Një tjetër sfidë për banorët, tullumbacet janë elementi kryesor

“Vëllai i Madh” ka vendosur të bëj një tjetër sfidë për banorët.

18:19
Selia e PD e kthyer në gërmadhë, xhama të thyer e dyer të shqyera

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një gërmadhë këtë të shtunë pas protestës së dhunshme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

18:18
Basha: Demokratët braktisën Berishën, nuk iu bashkuan problemit të tij personal

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë e konsideroi si lajm të mirë faktin që pjesa më e madhe e demokratëve nuk iu përgjigjen interesave personale të ish-kryeministrit Sali Berisha.

18:10
Sende të hedhura në tokë e xhama të thyer/ Basha fton gazetarët në selinë e PD-së, u tregon dëmet nga protesta

Protestuesit demokratë sulmuan sot selinë e Partisë Demokratike dhe siç duket nga pamjet, dëmet materiale janë të shumta.

18:04
Zarf i bardhë/ Shtëpia e “BBV” kthehet në një fermë kafshësh

Deri ditën e martë shtëpia e “Big Brother Vip” do të kthehet në një fermë.

18:01
Policia përleshet me protestuesit anti-vaksina të të gjithë Evropën pas shtrëngimit të masave (fotot)

Policia është përleshur sot me protestuesit që kerkojne liri dhe kundështojnë vaksinimet e detyruara në Gjermani, Austri, Francë e Itali teksa autoritetet forcojnë masat e vaksinimit megjithse varianti aktual Omicron i koronavirusit është shumë më i butë se pararendësit.

17:58
Gjermania pritet të rishikojë strategjinë e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se Gjermania duhet të rishikojë strategjinë e saj të vaksinimit kundër COVID-19 për të trajtuar variantin Omicron dhe për të siguruar që mund të zhvillojë një vaksinë të re me shpejtësi nëse përballet me një variante më vdekjeprurës të koronavirusit në të ardhmen.

17:56
Harrojini baret e restorantet/ Shpërthim i “Omicronit”, Gjermania shtrëngon masat

Shpërthimi i variantit të ri të koronavirusit, “Omicron”, në vend ka shtyrë autoritetet gjermane të ashpërsojnë kriteret për hyrjen ne bare dhe restorante.

17:42
NATO i tregon “muskujt” Rusisë: Ministrat, të gjithë së bashku kundër agresionit rus

Anëtarët e NATO-s janë të gjithë të bashkuar në qëndrimin kundër një agresioni rus në Ukrainë, ç’ka u konfirmua edhe në takimin virtual të ministrave të jashtë të aleancës më të madhe ushtarake të globit.

17:36
Gruaja nis ‘bodybuilding’ kur bashkëshorti e tallte për trupin: Tani kam të dashurin 15 vjet më të ri (fotot)

Një grua që thotë se nisi të stërvitej pas talljeve të bashkëshortit për trupin e saj, tani krenohet me të dashurin e saj 15 më të ri.

17:35
Protesta e dhunshme në PD/ Policia merr një furgon nga vendngjarja

Policia ka marrë një furgon nga vendngjarja në cilësinë e provës materiale, pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së.

17:30
Plagosje në një lokal në Berat/ Kapet autori 50-vjeçar

Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në ambientet e një lokali në lagjen “4 Shtatori” në Dimal të Beratit.

17:17
Skenë lufte apo kryeqyteti shqiptar? Pamjet e rënda të protestës së thirrur nga Berisha

Skenë lufte apo kryeqyteti shqiptar, Tirana, është pyetja që mund t’ju vijë në mendje kur shikoni fotot e kësaj të shtune, nga situata e krijuar prej protestës në selinë blu.

17:01
Demi i arratisur sulmon me brirë restorantin në Kinë, ngre në ajër klientin e pafajshëm (Video Dramatike)

Një dem i arratisur ka sulmuar një restorant në Kinë duke ngritur në ajër klientët brenda ambjenteve me forcën e goditjeve.

16:59
Protesta e dhunshme në PD/ Braçe: Bardhi ndërhyri në një skenë krimi

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD-së.

16:46
Protesta e dhunshme në PD/ Ministri i Drejtësisë: Para ligjit përgjegjësit e ballafaqimit mesjetar

Ministri i Drejtësisë,Ulsi Manja ka reaguar pas mbylljes së protestës së dhunshme të thirrur nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha.

16:45
FOTOLAJM/ Qytetari fshin këpucët me flamurin e PD-së pas protestës

Një qytetar është fotografuar duke fshirë këpucët me flamurin e Partisë Demokratike, pas protestës së kësaj të shtune e thirrur nga Sali Berisha.

16:41
Këngëtarja e njohur irlandeze humbet tragjikisht të birin 17-vjeçar nga vetëvrasja (fotot)

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor kërcënon të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin e saj adoleshent që kishte tentuar më parë vetëvrasjen, dy ditë para se 17 vjeçari të gjendej i vdekur.

16:34
Protesta e Berishës, Çuçi: Aktet e dhunës nuk do të tolerohen

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të shtunën pasdite ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke deklaruar se aktet e dhunës dhe tentativat për të cenuar rendin publik nuk do të tolerohen nga Policia e Shtetit.

16:17
Pse BE-ja nuk po i sanksionon politikanët në Ballkanin Perëndimor?

Rritja e vazhdueshme e numrit të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me politikën nga Ballkani Perëndimor, ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione, ka bërë që të kërkohet nga Bashkimi Evropian të veprojë njëjtë.

16:00
21 vetë vdesin brenda makinave, i zë stuhia e borës në rrugë

Të paktën 21 vetë humbën jetën në veri të Pakistanit, pasi një stuhi e fuqishme bore i bllokoi brenda makinave të tyre.

15:54
BE “përplasje” me SHBA për Ukrainën: S’ka zgjidhje po nuk përfshitë Europën

Tensionet në Ukrainë e kanë spostuar vëmendjen në përballjen e dy fuqive të mëdha: Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

15:49
Gazi lotsjellës detyron Grida Dumën të braktisë selinë e PD-së

Ky është momenti kur deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma largohet nga godina e selisë pas problemeve të shkaktuara nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

15:49
Nuk mori F35-sat, Turqia krijon “super-bombarduesin” e saj

Avioni luftarak (MMU), i kthyer gati në krenari kombëtare dhe i pari bombardues i shumëpritur i gjeneratës së 5-të të Turqisë, do të fluturojë në 2025-sën deklaroi  Recep Tayyip Erdoğan.

15:21
Gazment Bardhi ‘kapet’ me Policinë: Lejoni hyrjen e gazetarëve në selinë e PD! Të shohin krimin e Berishës

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, pasi janë larguar protestesit, ka debatuar me efektivët e policisë që të lejonin gazetarët të hyjnë në selinë e PD-së, por në fakt policia e ka shpallur selinë ‘skenë krimi’.

15:05
Granata dore, tymuese, çekiçë e leva/ Çfarë përdorën protestuesit sot? (Foto)

Protesta e demokratëve u shndërrua në një tubim të dhunshëm që në momentet e para që mbështetësit e Sali Berishës u mblodhën para selisë blu.

14:52
Protesta e dhunshme e Berishës/ Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë

Pasi ka përfunduar, pas tre orësh protesta e dhunshme e thirrur nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim të shkurtër në Instagram me një shprehje të
John Wayne.

14:24
3 orë ‘luftë’ për të marrë PD-në! Berisha mbyll protestën e dhunshme: Do rikthehemi me forma të fuqishme!

Kjo e shtunë ka shënuar kulmin e një lëvizje që ish-kryeministri Sali Berisha ndërmori kundër kryetarit Lulzim Basha pas vendimit të këtij të fundit për ta lënë jashtë grupit parlamentar të PD-së për shkak të vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” ish-liderin e forcës më të madhe opozitare në vend së bashku me familjarët e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

14:21
Selia e PD-së skenë krimi! Rrethohet zona, policia nis kqyrjen e dëmeve, kryeprokurorja: Përgjegjësit para ligjit

Selia e Partisë Demokratike është rrethuar me shiritin e verdhë të policisë, pasi zona tashmë konsiderohet skenë krimi.

14:14
Salianji: Godina nuk vlen më shumë se jeta e demokratëve, kudo gjen shenja dhune!

Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë nga selia blu tha se Godina nuk vlen më shumë se jeta e demokratëve.

14:06
Mes tensioneve, në selinë e PD-së mbërrin prokurorja Elizabeta Imeraj: Përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit

 Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj ka mbërritur në ambientet e selisë së PD-së ku po zhvillohet protesta e mbështetësve të Sali Berishës.

13:52
Berisha dhe protestuesit nisen sërish drejt selisë blu! Policia u pret rrugën me gaz lotsjellës

Sali Berisha i ka mbledhur sërish protestuesit, dhe janë nisur sërish drejt selisë blu.

13:50
Çfarë po përpiqen të bëjnë? Protestuesit demokratë hyjnë në oborrin e kishës katolike

Protestuesit demokratë kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që ka forca të shtuara të RENEA-s dhe efektivëve të tjerë.

13:50
Berisha nuk ndalet: Kjo që patë sot vetëm faqja e parë, kjo është opozita e vërtetë

Sali Berisha tha për gazetarët se protesta e sotme është vetëm faqja e parë e atyre që priten të ndodhin.

13:39
Kaos në rrugët e Tiranës/ Protestuesit dalin nga selia e PD-së, i drejtohen kryeministrisë

Shumica  e protestuesve demokratë janë larguar nga selia e PD-së dhe po i drejtohen kryeministrisë.

13:37
Vajza e deputetit të PD-së, thirrje për ndihmë: Personat brenda selisë janë helmuar nga gazi lotsjellës

Vajza e deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se i ati së bashku me deputetë të tjerë janë bllokuar në një prej kateve të godinës së PD.

13:36
Grida Duma del live nga selia dhe në lot: Moment i rëndë! Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, jemi të traumatizuar

Nënkryetarja e PD Grida Duma ka dalë live në facebook, nga selia e PD dhe ka dënuar dhunën e përdorur sot sipas saj nga Sali Berisha në selinë e PD.

13:17
Kaosi në PD, policia shoqëron disa protestues që u përfshinë në episode dhune

Ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së. Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës. Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur.

12:58
“Po rrezikohet jeta e demokratëve”/ Policia i përgjigjet thirrjes për ndihmë së PD, blindon selinë blu

Policia i është përgjigjur thirrjes për ndihmë nga PD, duke ndërhyrë menjëherë.

12:56
Incidentet para PD-së, reagon Ilir Meta: Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje demokratike

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në selinë e Partisë Demokratike këtë të shtunë nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa javë më parë thirri një protestë kombëtare me qëllim nxjerrjen jashtë nga godina e selisë të kryetarit Lulzim basha.

12:50
Mes gazit dhe tensionit, Berisha hyn në PD!

Sali Berisha ka hyrë brenda selisë së PD, mes gazit që hidhet nga brenda godinës dhe tensionit të protestuesve.

12:48
BE dënon dhunën e protestusve të Berishës, “Shqipëria ka nevojë për një opozitë solide”

Ndërkombëtarët kanë dënuar aktet e dhunës të shënuara në protestën e thirrur nga Sali Berisha paraditen e 8 janarit në selinë blu.

12:45
Reagimi i ambasadës britanike për protestën e PD-së: Të shmanget dhuna!

Mbretëria e Bashkuar është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD-së, është ky qëndrimi i ambasadës amerikane në Shqipëri, për protestën e demokratëve.

12:39
Protesta e dhunshme e PD-së/ Policia: Çdokush që kryen akte dhune do të përballet me ligjin

Qytetarët që prishin rendin dhe sigurinë, duke ndërmarrë akte dhunë do të përballet me forcën e ligjit, shkruan policia e shtetit, duke iu referuar protestës së dhunshme të demokratëve.

12:35
Spraj masiv në derën e dritaret e PD, protestuesit tentojnë të hyjnë me shkallë por nuk ia dalin

Një lëndë në formë spraji, po hidhet nga brenda dyerve dhe dritareve të PD ndaj protestuesve që me çdo kusht kërkojnë të hyjnë brenda.

12:26
Tensionet në seli, reagon PD: Fatkeqësi ku përfundoi Sali Berisha, sot është braktisur nga demokratët

Partia Demokratike këtë të shtunë e konsideroi përpjekjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për të thyer dyert e godinës së selisë si një nga aktet finale të ish-kreut të kësaj partie, me veprimet e të cilit, u shënua edhe largimi i tij me turp nga skena politike.

12:24
Plas në katin e 2 të PD! Protestuesit sprapsen me solucion dhe mjete të forta

Protestuesit kanë arritur të ngjiten në katin e 2 të PD, por janë sprapsur shpejt.

12:22
Protestuesit tentojnë të hapin dyert e PD-së me leva, çekiç e trapanë

Mbështetësit e Berishës janë futur në selinë e Partisë Demokratike duke përdorur trapanë e çekiçë për të hapur dyert, pasi të gjitha dyert janë të blinduara.

12:18
“Përgjegjësi do mbajnë ata që hedhin gaz”, Berisha këmbëngul: Protesta jonë paqësore, demokratët po hapin dyert e shtëpisë së tyre

Ish-kryeministri Sali Berisha i vendosur mes protestuesve tha se protesta është paqësore, ndërsa justifikoi demokratët me idenë se ata po hapin dyert e shtëpisë së tyre.

12:05
Protesta e PD-së, policia bllokon disa nga rrugët kryesore të qytetit

Protesta e ish-liderit demokrat Sali Berisha dhe mbështetësve të tij ka nisur me trazira dhe përplasje në ambientet e selisë blu.

12:04
Protestuesit marrin shkallët, do ngjiten në katin e dytë të godinës së PD-së

Protestuesit po tentojnë të futen me shkallë në katin e dytë të godinës së selisë së Partisë Demokratike.

11:57
(Video) “Sot shpallet fituesi Big Brother VIP, kujdes spiunët”! Pankarta ironizuese në derën e PD

Protestuesit demokratë, mbështetës të Sali Berishës janë përgatitur mirë për protestën e sotme.

11:57
“Psoriaza! Sëmundja e lëkurës që rrezikojmë!”

Psoriaza është një sëmundje mjaft e zakonshme dhe kronike që prek lëkurën, thonjtë, flokët dhe artikulacionet apo kyçet. Ajo është një sëmundje e përhapur në të gjithë botën, që prek njësoj të dy gjinitë dhe të gjitha grup moshat.

11:53
Berisha para selisë së PD-së: Këtë bunker do e shndërrojmë në shtëpi të lirisë

Sali Berisha ka mbërritur këtë të shtunë në selinë e Partisë Demokratike. Para hyrjes kryesore të PD-së Berisha tha se demokratët kanë hyrë në shtëpinë e tyre, pasi sipas tij askush nuk ka të drejtën t’u mbyllë derën e shtëpisë.

11:43
Hapja me dhunë e dyerve në PD, Yuri Kim: SHBA janë të shqetësuara, ata që nxisin dhunën do jenë përgjegjës

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për situatën në PD duke bërë thirrje që të mos ketë dhunë.

11:36
Berisha lëshon turmën dhe thërret: Vetëpërmbahuni!

Protestuesit kanë arritur të hapin me forcë derën e PD, ndërsa Sali Berisha i cili është nisur në seli ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

11:30
Protestuesit shqyejnë derën, hapet me forcë selia e PD!

Pas dy orëve protestuesit kanë arritur të shpërthejnë derën kryesore të godinës së selisë së PD-së.

11:27
Sulmi ndaj Roland Bejkos, reagon Alibeaj: Sali Berisha do dhunë e gjak

Nënkryetarit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar menjëherë pas incidentit të ndodhur në selinë blu, ku mbështetësit e Sali Berishës, sulmuan anëtarin e Kryesisë Roland Bejko.

11:20
Sulmuan Roland Bejkon, reagon PD: Mercenarët e Sali Berishës dhunuan anëtarin e Kryesisë së PD

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë të shtunë dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD, Roland Bejko si një dhunë e mercenarëve të Sali Berishës.

11:12
Foto-lajm/ Muri i pasëm i PD vishet me tela

Muri rrethues i pasëm i selisë së PD është duke u rrethuar me tela me gjemba.

11:04
Mbi një mijë mbështetës të ish-kryeministrit Berisha nisën nga Durrësi drejt selisë së PD-së

Në Durrës, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do t’i bashkohen ditën e sotme protestës në kryeqytet.

10:58
“Produkt i Berishës”. Protestuesit tentojnë ta qëllojnë. Roland Bejko: Më qëlloi njeriu që e kam mbajtur me bukë

Ende pa nisur protesta , para selisë së Partisë Demokratike ka ndodhur incidenti i parë mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

10:54
Shënohet incidenti i parë, protestuesit ofendojnë dhe nxjerrin jashtë oborrit të PD-së, Roland Bejkon

Është shënuar incidenti i parë para selisë së Partisë Demokratike mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

10:53
Kosovë/ Policia konfiskon 272 pajisje për prodhim të kriptovalutave

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion për konfiskimin e pajisjeve për mihjen e kriptovalutave në fshatin Trebice të Leposaviqit.

10:23
Pamjet/ Bokse të mëdha mbi selinë e PD, do ketë thirrje në rast tensioni

Mbi godinën e selisë blu janë vënë bokse të mëdha.

10:15
Pamjet/ Forca speciale dhe autobotë, gjithçka gati për protestën në PD

Gazetarja e Top Channel Elda Menga e cila po ndjek zhvillimet në PD, raporton se në ambient e jashtme të parlamentit janë stacionuar mjetet e forcave speciale si dhe autobotë me ujë.

09:53
“Hajde o loçkë se ta tregoj unë” Beatrix nuk e ‘kursen’ Xheisarën

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP” u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës.

09:47
Gjokoviç mund të përballet me pasoja nëse dëbohet nga Australia

Tenisti serb Novak Gjokoviq mund të humbasë më shumë se një turne të “Australian Open” nëse autoritetet australiane e dëbojnë atë nga ky shtet për shkak të dështimit që të ofrojë prova të mjaftueshme sa i takon respektimit të rregullave kundër COVID-19.

09:40
Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës/ Baçi: Nëse Basha nuk del nga zyra, ju garantoj se…

Anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier janë nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga ish kryeministri Berisha.

09:30
Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht/ Arrestohet edukatorja

Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë dje në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 , ndërsa sot policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete.