“Hajde o loçkë se ta tregoj unë” Beatrix nuk e ‘kursen’ Xheisarën

08/01/2022 09:53

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP” u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix iu kundërpërgjigj Xheisarës.

Në dhomën e rrëfimit, Trixa tha se ajo nuk mund të vijë dhe t’i tregojë atyre nëse ka atmosferë apo jo, se aty realisht ka.

“Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë”, ishin fjalët e Beatrix.

Moderatorja Arbana Osmani gjithashtu ka pyetur Egzonën sesi është pritur ajo nga pjesa tjetër e shtëpisë.

“Mirë, shumë më ndryshe sesa kam pritur por për tre ditët e para mirë, kisha pritur që do jenë më të afërt”,tha Egzona.

Top Channel