“Produkt i Berishës”. Protestuesit tentojnë ta qëllojnë. Roland Bejko: Më qëlloi njeriu që e kam mbajtur me bukë

08/01/2022 10:58

Ende pa nisur protesta , para selisë së Partisë Demokratike ka ndodhur incidenti i parë mes Roland Bejkos dhe disa simpatizantëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga pamjet e Top Channel shihet që protestuesit kanë ofenduar dhe ndaluar të hyjnë në seli sekretarin e PD-së, Bejko, madje disa kanë dashur ta qëllojnë.

Bejko do hynte tek porta anësore e PD, kur mbështetës të Berishes i janë afruar dhe e kanë sharë, shtyrë dhe ofenduar.

Tensioni vijoi edhe në rrugë, ku një grup personash e kanë shtyrë dhe goditur Roland Bejkon.

Protetuesit i kanë treguar kartën e anëtarësisë dhe e kanë shtyrë Bejkon, ndërkohë që një prej tyre ka tentuar ta godasë edhe me çadër.

Roland Bejko është larguar nga ambientet e PD-së dhe nuk ka mundur dot të hyjë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.

Bejko thekson se kemi që në 90-ën që luftojmë me këtë njeri, duke iu referuar Sali Berishës, dhe i cilësoi ngjarjet e sotme produkt të ish-kryeministrit.

Bejko tha shkurtimisht për mediat se: Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. I drejtohem vetëm Sali Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll se këtë që më bënë mua e kanë bërë vetëm turma e enveristëve që na ka nxjerrë jashtë nga greva. Për ca luftuam ne atëherë, luftuam për demokraci. Jemi që90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim këto sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësia e menaxhimit të gjithë elitës së PD-së që e kanë lënë PD-në në këtë ditë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel