E enjte, 25 Gusht 2022
12:20
15 vjet pas vdekjes, Luciano Pavarotti me yll në shëtitoren e famës në Hollivud!

I ikur, por jo i harruar! 15 vjet pas vdekjes, Luciano Pavarotti është nderuar me një yll në shëtitoren e famës në Hollywood.

12:11
Plagosi fqinjin për një lopë, ngjarja në fshatin Gjormë të Kurbinit

Një lopë që kishte hyrë në tokën e tjetrit ishte shkaku i konfliktit që çoi deri në përdorimin e armëve mbrëmjen e të mërkurës në fshatin Gjormë të Kurbinit.

12:09
25 vjet i “fshehur”, ekspozohet autoportreti i rrallë i Frida Kahlos!

Autoportreti ikonë i artistes së famshme meksikane Frida Kahlo, i titulluar “Diego dhe unë”,  është ekspozuar për të parën herë në çerek shekulli në Muzeun  e Artit latino-amerikan në Buenos Ajres.

11:54
Tre muaj më parë u vranë 19 fëmijë, shkarkohet shefi i policisë në Uvalde të Teksasit

Shefi i policisë së qarkut të qytetit Uvalde të Teksasit, u shkarkua për mënyrën se si menaxhoi ngjarjen ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy mësues tre muaj më parë.

11:48
Bënte gara shpejtësie dhe i publikonte në rrjetet sociale, të riut në Tiranë i bllokohet “Benzi”

Një i ri në Tiranë është ndëshkuar me masë administrative dhe i është bllokuar mjeti pasi ka postuar në rrjetet e tij sociale videot ku bënte gara shpejtësie.

11:44
​203 persona të infektuar me Covid 19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 203 raste të reja me coronavirus nga 1,117 testime.

11:38
“E marrim falas vitin tjetër”, refuzimi i Interit tërbon presidentin e PSG-së

Interi ka refuzuar propozimin e radhës të PSG-së në lidhje me Milan Skriniar. Kampionët e Francës kanë piketuar prej kohësh sllovakun si përforcimin e duhur për qendrën e mbrojtjes.

11:31
U takua me serbët në veri të Kosovës, Lajçak: Një shtatori do të jetë një ditë normale

Pas takimit me serbët në veri të Kosovës, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për gazetarët ku është shprehur se një shtatori do të jetë një ditë normale.

11:28
Gjermania nuk “po i mban” shqiptarët: Të parët në listën e dëbimeve!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut rezultojnë dy destinacionet kryesore të kthimeve të detyruara nga Gjermania në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.

11:17
Biden mban premtimin e fushatës, u fal huatë miliona studentëve: Nga 10 mijë dollarë secilit

Miliona ish studentëve universitarë në SHBA do t`u falen nga 10 mijë dollarë hua.

11:10
Rikthehet maratona e Tiranës, Veliaj jep lajmin: Edicioni i 6-të i ngjarjes më të madhe sportive në kryeqytet vjen më 23 tetor

Maratona e Tiranës rikthehet në edicionin e gjashtë në 23 Tetor.

11:03
“Nuk e tradhtoj dot ekipin tim”, një gjerman refuzon Manchester United

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për Kevin Trapp.

10:49
U zotua të ndërpresë gradualisht importet e naftës, Britania e Madhe nuk importon karburant nga Rusia

Në muajin qershor, vendi nuk importoi karburant nga Rusia për herë të parë që nga fillimi i regjistrimit të statistikave, njoftoi sot Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Britaninë e Madhe.

10:43
Patriarku rus nuk do marrë pjesë në takimin e planifikuar me Papën

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një takim ndërfetar të planifikuar muajin e ardhshëm në Kazakistan, ku pritej të takohej me Papa Françeskun, në treguesin më të fundit të përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

10:40
Plagosja në Gjormë/ Gjendet arma me të cilën u qëllua 53-vjeçari

Kurbin / Pas kërkimeve të shumta, u bë e mundur gjetja në një parcelë afër banesës së 41-vjeçarit, e armës së zjarrit pushkë që dyshohet se është përdorur mbrëmjen e kaluar, nga shtetasi M. L. për plagosjen e shtetasit R. T. Si rezultat i kërkimeve të shumta gjatë natës, për dokumentimin e plotë me prova […]

10:30
Klubi italian kërkon sulmuesin e Kombëtares, Chelsea ka një kusht

Salernitana tenton goditjen e madhe në sulm. Ekipi nga Salerno arriti të sigurojë një mbijetesë drithëruese sezonin e kaluar, duke i befasuar të gjithë.

10:20
U përpoqën të ndalonin autobusin ilegal me emigrantë, përplasen për vdekje dy policë në Bullgari

Dy oficerë të policisë bullgare u vranë mëngjesin e së enjtes teksa u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë që kishte hyrë ilegalisht në vend, tha një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme bullgare.

10:17
Ambasadorja Kim takohet me kreun e SPAK: SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar një takim pasditen e djeshme me kreun e SPAK Arben Kraja, pas vizitës së tij zyrtare në Uashington.

10:14
Masa për vrasësin e Elbasanit/ Horgito Peqini u kap në arrati. Vrau Madrid Ulqinakun

Kanë dalë sot para gjykatës për  tu njohur me masën e sigurisë Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi të akuzuar për vrasjen e Madrid Ulqinakut në 17 Gusht në bulevardin e Elbasanit.

10:08
Tentoi të ndihmojë një shtetase të mitur për kalim të paligjshëm të kufirit, duke e fshehur në bagazh! Në pranga 23-vjeçari banues në Londër

Një shtetase e mitur 17-vjeçare tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme me ndihmën e dy personave të tjerë, duke u fshehur në bagazhin e makinës.

10:03
Jep dorëheqjen shefi i policisë japoneze mbi vrasjen e ish kryeministrit Shinzo Abe

Shefi i policisë japoneze, Itaru Nakamura, ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke marrë përsipër përgjegjësitë në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit Shinzo Abe në fillim të korrikut.

09:54
Rrufetë shkaktojnë sërish zjarr në zonën e Palasës, pyjet përfshihet nga flakët

Ka vijuar në ditën e tretë zjarri në zonën e Palasës të bashkisë së Himarës.

09:47
Merr fund gjithçka?! Sylvester Stallone shndërron tatuazhin me imazhin e gruas së tij në qen!

Modifikimi i një tatuazhi në krah, ka bërë që fansat të mendojnë se martesës së yllit të filmave aksion Sylvester Stallone dhe bashkëshortes së tij Jennifer Flavin, i ka ardhur fundi.

09:25
Pas takimeve në Prishtinë, Lajçak takim me serbët lokalë në veri të Kosovës

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë për vizitë në veri të Kosovës ku do të takohet me serbët vendas në zonë.

09:13
PSG nxjerr në merkato brazilianin, e kërkojnë kampionët e Turqisë

Rafinha Alcantara do të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga PSG. Trajneri Galtier nuk e ka në planet e së ardhmes dhe kampionët e Francës pritet të ndërpresin bashkëpunimin me mesfushorin ofensiv, i cili ka edhe një vit kontratë.

09:02
Sulmi në Gramsh/ Ambasada ruse tha se nuk ka marrë informacion, reagon MEPJ: Kërkesa na erdhi më 24 gusht, qytetarët rusë nuk kërkuan kontakt me ta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratat e ambasadës ruse në Tiranë, e cila tha se nuk ka marrë përgjigje  nga institucionet shqiptare në lidhje me arrestimin e qytetarëve rusë, pas sulmit në uzinën e Gramshit.

08:40
E dashura e re e Pique provokon Shakirën, poston video me këngën e kolumbianes dhe me bikini!

Pak javë më parë, Gerrard Pique dhe këngëtarja Shakira publikuan lajmin e ndarjes ndërsa së fundmi, mbrojtësi ka vendosur të zbulojë edhe të dashurën e tij të re, 23-vjeçaren Clara Chia.

08:33
Dëbimet nga Gjermania: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në krye të listës

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy destinacionet kryesore të kthimeve të detyruara nga Gjermania në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022

08:27
Google, fushatë kundër keqinformimit në disa vende të BE-së

Kompania Google do të fillojë javën e ardhshme një fushatë për të luftuar dezinformimin mbi refugjatët ukrainas në Poloni, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

08:11
Përgjaket Dita e Pavarësisë në Ukrainë, dhjetëra të vdekur nga sulmi në stacionin e trenit!

Paralajmërimet e Volodymir Zelenskyt për sulme të përgjakshme nga ana e trupave ruse në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, u bënë realitet.

07:57
Vetëvritet me armë zjarri 66-vjeçari në Tiranë

Një 66-vjeçar është vetëvrarë orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, me armë zjarri.

07:55
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit sot

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti i kthjellët në bregdet dhe zonën e ulët, por kalime vranësirash do të ketë në zonat malore.

E mërkurë, 24 Gusht 2022
22:54
Nuk do ta besoni se çfarë gjendet brenda kafesë së bluar

Mjekët nga Mbretëria e Bashkuar zbuluan se në kafenë e bluar mund të gjenden buburreca.

22:45
​Cili është shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së shpinës?

Shumica e njerëzve përjetojnë një episod të dhimbjes së shpinës gjatë jetës së tyre.

22:31
Nuk fshihen më! Pique shkon në dasmën e shokut me partneren e re

Gerard Pique dhe Clara Chia duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre.

22:11
Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Shea: NATO-ja garanton sigurinë në Kosovë, jo Beogradi

Në kohën e tensioneve të larta midis Kosovës dhe Serbisë, ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Jamie Shea, u bën thirrje të dyja palëve që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes.

22:01
Presidenti Perez ultimatum trajnerit Ancelotti: Këtë futbollist nuk e dua në fushë!

Ka situata në të cilat edhe presidentët duhet të ndërhyjnë në planet e një trajneri.

21:43
Burri bie për vdekje pasi ura lëvizëse ngrihet teksa ai po kalonte (fotot)

Një burrë 77-vjeçar ka humbur tragjikisht jetën kur një urë lëvizëse ku ai po kalonte, u ngrit papritur teksa ai ishte ende në të.

21:41
Rreziku për tensione, KFOR shton masat për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë në veri të Kosovës

Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajári, ka njoftuar autoritetet në Kosovë për përgatitjet dhe angazhimet shtesë të këtij misioni, me qëllim që të garantohet paqja dhe siguria në veri të vendit.

21:28
Gruaja dënohet nga autoritetet se publikoi në rrjet identitetin e pedofilit, nga të tjerë konsiderohet ‘heroinë’ (fotot)

Një gjyshe e shtatë nipçeve nga Australia konsiderohet tashmë nga autoritetet ‘me precedent’ penal pasi ekspozoi në rrjetet sociale identitetin e një pedofili të liruar nga burgu që ishte vendosur brenda komunitetit lokal.

21:26
“Mos e pyet për këngët, por për operacionet”, Fero “përplaset” me Tayna-n në rrjetet sociale

Artistët Tayna dhe Fero janë përplasur me njëri-tjetrin nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

21:02
Shtohet frika për një recesion në Eurozonë, teksa aktiviteti i bizneseve pëson sërish rënie

Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë ka pësuar rënien më të madhe në 18 muaj, si rezultat i çmimeve më të larta, i rënies së kërkesës dhe i rritjes së inventarëve të mallrave të pashitura, sipas një studimi standard të kompanive, i cili ka shtuar frikën për afrimin e një recesioni.

20:52
Mesazhet shokuese të diplomatit australian shfaqin ankesat për rrogën ‘e pamjaftueshme’ $450,000 në vit (fotot)

Disa mesazhe shokuese të publikuara së fundmi në rrjet tregojnë sesi një diplomat i lartë australian ankohet te eprorët e tij se rroga prej 450,000 dollarë amerikanë në vit “nuk është e mjaftueshme për të jetuar” gjatë shërbimit të tij në Londër.

20:47
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, një i plagosur (Emrat)

Të shtëna me armë zjarri raportohen këtë mbrëmje në Gjormë të Kurbinit.

20:38
Memli Krasniqi: Prioritet i Kosovës duhet të jetë marrëveshja finale që sjell njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimeve me të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka shprehur qëndrimin konsistent të PDK-së në mbrojtje të interesave të Kosovës, duke theksuar nevojën për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundimin e ligjit dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve.

20:32
Ngrohje me kufizim, Gjermania me masa të rrepta për kursimin e energjisë gjatë dimrit

Si zgjidhje alternative ndaj mungesës së gazit, Gjermania ka miratuar një sërë masash për kursimin e energjisë dhe u kërkon qytetarëve dhe bizneseve t’i respektojnë.

20:22
“Facebook” në kaos, përdoruesit raportojnë faqe me postime nga njerëz të dyshimtë

Mijëra përdorues të Facebook-ut kanë raportuar këtë të mërkurë probleme në faqet e tyre kryesore, të cilat nuk i shfaqin postimet e tyre të rregullta.

20:14
Ndeshja vendimtare për grupet e Conference League, Daja: Vetëm me djersë ëndrrat shkojnë përpara

Ballkani dhe Shkupi do të diskutojnë të enjten një biletë për në grupet e Conference League teksa skuadra nga Kosova niset e avantazhuar në këtë takim për shkak të triumfit 1-2 në ndeshjen e parë të luajtur në transfertën maqedonase.

20:04
Paulo Coelho mbush 75 vjeç/ Shkrimtari brazilian feston 35-vjetorin e botimit të parë “Pelegrini i Kompostelës”

Braziliani me ndikimin më të madh ndërkombëtar dhe një nga shkrimtarët më të lexuar në botë, Paulo Coelho, feston ditëlindjen e tij të 75-të.

20:01
Miqësorja me Italinë, mund të luajmë në 16 ose 19 nëntor

Konfirmimit të presidentit të Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina, për miqësoren e luksit në Tiranë Shqipëri -Itali, i janë zbardhur edhe detaje të reja në këtë vit të ngjeshur kalendarik sa i përket ndeshjeve të përfaqësueseve.

19:55
Më pak lindje! Trendi jo vetëm në Shqipëri, OKB nxjerr hartën

Shqiptarët po lindin çdo vit e më pak fëmijë.

19:46
Escobar dhe Lajçak në Kosovë: Jemi këtu që të mos ndodhë asgjë e keqe më 31 gusht

Ngjarjet e 31 korrikut në Veri të Kosovës nuk duhet të përsëriten, ishte mesazhi i të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

19:39
Elon Musk quan impjantin kuantik të përshpejtimit të pjesëzave CERN, “teknologji e demonëve” (fotot)

Ambicjet shkencore të Elon Musk duket se së fundmi kanë marrë një kthesë drejt fizikës kuantike madje duke e lidhur atë me ‘djajtë’.

19:35
Korrupsioni kërcënon sigurinë/ Barometri: Qytetarët mendojnë se korrupsioni është rritur

“Korrupsioni është kërcënimi më serioz për sigurinë kombëtare të e vendit tonë”.

19:30
Rusët spiunë dalin para gjyqit/ Hetimet treguan se u rekrutuan nga shërbimi sekret në Rusi

Gjykata e Elbasanit ka lënë në arrest me burg tre shtetasit rus, të cilët akuzohen për spiunazh.

19:26
3 alarme për sulm me raketë në Kharkiv, lojtarët në bunker! Ndeshja zgjat më shumë se 4 orë

Ashtu siç edhe pritej, kampionati i futbollit në Ukrainë do të hasë në shumë vështirësi duke qenë se bëhet fjalë për një vend i cili është në luftë.

19:06
“Gjyshja fluturuese” pret të gjithë topat në portën e skuadrës së Guatemalës (fotot)

57-vjeçarja Alma Salazar shihet duke bërë nxehjen për një tjetër ndeshje si portiere futbolli në fushën e El Texhar, një qytezë në perëndim të Guatemalas.

19:04
Iu vendos lëndë plasëse në shtëpi/ 60-vjeçari për Top Channel: Është hera e tretë, duan të prishin biznesin që kam dhënë me qira

60-vjeçari që ka në pronësi banesën ku u vu tritol këtë mëngjes në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, thotë për Top Channel se është hera e tretë që prona e tij sulmohet në këtë mënyrë.

18:46
Superjahti i sekuestruar i oligarkut rus shitet në ankand me vlerën marramendëse

Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në pronësi të oligarkut të sanksionuar rus, Dmitry Pumpyansky, është shitur në një ankand në Gjibraltar.

18:26
Ndërron jetë nga Covid një 86-vjeçar nga Durrësi/ 445 qytetarë të infektuar gjatë 24 orëve

Një 86-vjeçar nga Durrësi ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit.

18:07
Kampioni i Botës këshillon Vlahovic: Inter ka një sulm atomik!

Ish-sulmuesi i famshëm i Italisë dhe Juventusit apo Bayern Munich, Luca Toni ka një këshillë për Dusan Vlahovic.

17:55
“Do të jem gjithmonë me ty”, fjalët e partnerit për Fjoralbën janë ato që do të donte të dëgjonte çdo vajzë!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

17:37
Rasti i rrallë! Italiani del pozitiv me koronavirus, linë e majmunëve dhe HIV

Italia ka regjistruar rastin e parë të një pacienti që është njëkohësisht pozitiv me koronavirus, linë majmunit dhe HIV.

17:30
Turisti rus ‘tregon’ padashje vendndodhjen e raketave kundërajrore në fotot nga Krimea (fotot)

Vetëm një javë më parë Ukraina po kërcënonte turistët të largoheshin nga Krimea, por tani duket se duhet të falenderojnë këtë turist rus që duket se me fotot e tij po i ndihmon duke zbuluar vendndodhjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, shkruan britanikja Daily Mail.

17:18
Mjeti i ushtrisë del nga rruga, plagosen dy ushtarë dhe një qytetar në Himarë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë pasditë në Himarë në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”.

17:17
Zyrtare/ McLaren vendos prishjen e kontratës me pilotin australian

Daniel Ricciardo dhe McLaren do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni të Formulës 1.

17:12
Escobar pas takimit në Kosovë: SHBA mbështet dialogun me ndërmjetësim të BE-së dhe pret propozime konkrete

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

17:04
Ashtu si çdo mama! Elita Rudi na tregon çfarë gatuhet në shtëpinë e saj kur e vendos vetë ajo!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave.

16:59
Katër të vdekur, 16 të plagosur nga rënia e mikrobusit me turistë nga rruga 100m e lartë drejt Machu Pichu (fotot)

Mjegulla raportohet se shkaktoi përplasjen dhe humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi që po kthente turistët nga një prej shtatë mrekullive të botës në Peru.

16:48
Receta e pilafit me kinoa, shija e veçantë e Mesdheut

Një pjatë që frymëzohet nga dieta mesdhetare, e pasur me të gjitha shijet klasike.

16:37
Lumi i Danubit me nivelin më të ulët të ujit në 100 vjet

Lumi i dytë më i gjatë i Evropës ka arritur një nga nivelet më të ulëta në 100 vjet, për shkak të thatësirës së madhe në të gjithë kontinentin. Danubi shtrihet nga Pylli i Zi në Gjermaninë jugperëndimore deri në Detin e Zi në Rumaninë lindore.

16:27
Psikologu shpirtëror bën tatuazh ‘syrin e tretë’ në ballë pasi ‘nuk donte të jetonte më mes frikës’ (fotot)

Një 23 vjeçar i vetëshpallur psikolog shpirtëror, ka bërë tatuazh një sy të madh në mes të ballit me qëllim të arrijë ndriçimin mendor e shpirtëror, pasi thoshte se “nuk mund të jetonte më në frikë”.

16:18
Kukësi godet në merkato, prezanton ish-in e Korabit dhe një mesfushor anglez

Kukësi ka prezantuar afrimin e Laurenc Xhekës dhe mesfushori anglez Layton Ndukwu. Si Xheka ashtu dhe Layton janë bashkuar prej disa kohësh me ekipin kuksian, por fillimisht u është dashur që të bindin stafin teknik, që duket se ka dhënë aprovimin për t’u ofruar kontrata.

16:07
Rusët e arrestuar “spiunë”? Ambasada ruse reagon për Top Channel: Institucionet shqiptare nuk po na përgjigjen

Ambasada ruse në Tiranë iu është përgjigjur pyetjeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, lidhur me incidentin e ndodhur të shtunën në Uzinën e Gramshit, ku u arrestuan dy shtetas të Rusisë dhe një ukrainas.

15:56
Mesazhi i fundit i 28-vjeçares italiane para se të binte për vdekje nga shtegu i ekskursionit malor (fotot)

Një e re që ra tragjikisht drejt vdekjes duke ngjitur një shteg të vështirë malor, i kishte dërguar një mesazh të trishtë nënës së saj, disa momente para rënies fatale.

15:48
Momente tmerri në Eurotunnel! Qindra vetë bllokohen nën det, pasagjerët në panik

Të bllokuar për orë të tëra nën det, dhe pastaj një evakuim në stil filmash hollivudian: qindra vetë përjetuan momente ankthi brenda tunelit të La Manshit pas difektit të një treni, që detyroi ndërprerjen e shërbimeve në Eurotunnel.

15:37
Paralajmërimi britanik: Putin do tentojë të nxisë më shumë konflikt në Ballkan!

Sa më shumë thellohen telashet e tij në Ukrainë, aq më shumë Vladimir Putin do të shtojë përpjekjet për të përçarë Perëndimin.

15:31
Plagosje me armë dhe tritol në banesë, dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë brenda pak orësh

Dy ngjarje të rënda ndodhën në Tiranë në një hark kohor të shkurtër dhe pak orë larg njëra tjetrën.

15:27
Italia u ofron qytetarëve €15,000 për t’u vendosur në ishullin e mrekullueshëm të Sardenjës (fotot)

Qeveria lokale e Sardenjës në Itali po ofron grante prej €15,000 si një nxitje që njerëzit të vendosen në ishullin e bukur turistik.

15:22
SPAK hetime për Metën, vendimi pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri

Ish presidenti Ilir Meta tashmë kryetar i Partisë së Lirisë është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nën dyshimin për një lobim të padeklaruar me vlerë rreth 700.000 euro.

15:19
Pavarësia e Ukrainës në Tiranë/ Veliaj dhe ambasadori vizita te ukrainasit e strehuar në vendin tonë

Festën e flamurit të Ukrainës e kanë festuar edhe shtetasit ukrainas që për shkak të luftës ndodhen në vendin tonë.

15:17
Meta sulmoi SPAK, reagon Yuri Kim: Kërcënimet dhe intimidimet e prokurorëve nuk do të pranohen

Etiketimi kreut të SPAK Arben Kraja prej Ilir Metës si spurdhjaku i partisë, ka prodhuar një reagim të fortë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

14:45
Video/ Vodhi automjetin në mes të natës në Tiranë, vihet në pranga 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në kryeqytet dy ditë më parë.

14:40
Video/ Vritet i besuari i Putin në Ukrainë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin e shpërthimit të makinës

Kryetari i emëruar nga Moska në Ukrainë, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë. Ngjarja ndodhi vetëm pak ditë pasi në të njëjtën mënyrë u vra e bija e ultra-nacionalistit rus në periferi të Moskës.

14:30
Kanadaja dhe Gjermania, pakt për hidrogjenin: Kështu do “godasim” Rusinë!

Gjermania kërkoi ndihmën e Kanadasë për të reduktuar varësinë nga karburantet fosile dhe nga Rusia, e ajo u përgjigj.

14:24
​Nis takimi i Osmanit me Escobar dhe Lajçak

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

14:23
“Jo, nuk e shesim”, Real Madrid refuzon 90 milion € për mesfushorin

Real Madrid humbi një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushë, pasi Casemiro zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij te Man United.

14:07
Parashikuan gabim motin, Hungaria shkarkon dy shefa të meteorologjisë!

Kur një gabim në dukje i pafajshëm, kushton shumë rëndë: qeveria hungareze shkarkoi kreun e shërbimit të parashikimit të motit të vendit dhe zëvendësin e saj dy ditë pasi një shfaqje e madhe e fishekzjarrëve të festave të planifikuara në Budapest u shty për shkak të frikës së motit të keq që nuk u realizua kurrë.

14:02
Burg për “spiunët”/ Avokatët kundër vendimit të Gjykatës: Klientëve nuk iu garantuan të drejtat, janë trembur ndaj përdorën spray

Avokatët mbrojtës të dy rusëve dhe ukrainasit të shpallur fajtor për spiunazh, pasi sulmuan ushtarët në uzinën e Gramshit, janë shprehur kundër vendimit të Gjykatës së Elbasanit.

13:54
Kryeministri Kishida: Japonia duhet të konsiderojë “ndërtimin e centraleve të reja bërthamore”

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se vendi që udhëheq ai duhet të shqyrtojë mundësinë e krijimit të centraleve të reja bërthamore.

13:45
Gjykata e Elbasanit lë në burg dy rusët dhe ukrainasin e arrestuar në Gramsh, avokatët kundërshtojnë: U trembën prandaj përdorën spray

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin të arrestuar në Gramsh.

13:28
Zyrtare/ Misioni Superiore, Flamurtari rinovon me tre “senatorë”

Ditë rinovimesh te Flamurtari. Ekipi vlonjat do të garojë në Kategorinë e Parë, ndërkohë që objektivi i vetëm është rikthimi në Superiore, aty ku e kanë vendin kuqezinjtë.

13:28
Foto nga Jupiteri/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja

Me stuhitë gjigande, erërat e fuqishme, aurorat e temperaturat ekstreme, Jupiteri mbetet një planet mahnitës, dhe teleskopi më i madh dhe më i ri hapësinor në botë, James Webb, e ka shfaqur atë së fundi si asnjëherë më parë.

13:24
Papa Françesku paralajmëron për rrezikun e “katastrofës bërthamore” në Zaporizhja

Papa Françesku ka bërë thirrje për “hapa konkretë” për dhënie fund të luftës në Ukrainë, në mënyrë që të parandalohet rreziku i një kastastrofe bërthamore në centralin bërthamor në Zaporizhja.

13:14
Gjermania dërgon 500 mln euro armë të reja në Ukrainë, SHBA 3 miliardë USD ndihma

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka njoftuar furnizime të reja të mëdha të armëve për Ukrainën.

13:12
I emëruari i Rusisë në Ukrainë vritet nga shpërthimi i makinës-bombë

Kryetari i emëruar nga Moska në qytetin e pushtuar ukrainas, Mihajllivka, Ivan Sushko, është vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë.

13:08
6 muajt e sulmit, Ukraina feston pavarësinë/ Zelensky: Do rimarrim Krimenë!

Ukrainë feston Ditën e Pavarësisë sot në 24 gusht, saktësisht 6 muaj pas fillimit të agresionit rus në 24 shkurt të këtij viti.

12:50
SPAK nisi hetimet ndaj tij, reagon Ilir Meta: Shtatori po vjen dhe drejtësia e popullit nuk do ndalet më!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet ndaj tij pas kallëzimit të depozituar në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

12:48
Aksident në aksin Poshnje – Berat, 72-vjeçari me traktor përplaset me fugonin

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në në fshatin Poshnje, në aksin rrugor “Poshnje – Berat”.

12:45
Droni kap kanabis të mbjellë në pyllin e Dajçit, arrestohet 25-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike në një zonë të pyllëzuar në Dajç të Shkodrës.