“Mashtrim me bulmetin”/ Sonte në “Inside Story”, investigimi për qumështin dhe nënproduktet e tij që shiten jashtë standardeve

18/01/2023 15:37

Shqipëria mbetet një prej vendeve me probleme të theksuara sa i takon sigurisë ushqimore.

Produkte te falsifikuara dhe me etiketime jo korrekte është fenomeni 30-vjeçar me të cilin përballen konsumatorët.

Në puntatën e kësaj të mëkure, Inside Story do të sjellë një investigim për mashtrimet me bulmetin.

Qumështi dhe nënproduktet e tij mbeten ende shumë larg standardit europian. Në treg mund të gjesh me lehtësi djath të modifikuar me lëndë që shërbejnë për shtimin e masës.

Në djathin që konsumojmë mund të gjejmë niseshte, adetivë, qumësht pluhur, aromatizues, vaj palme etj.

Top Channel