Totti i jep të drejtë Mourinhos: Shpresoj që klubi ta kënaqë

18/01/2023 16:47

I pranishëm në Riad si ambasador e “Lega Calcio” për Superkupën e Italisë (përplasen sonte Interi dhe Milani), Francesco Totti është intervistuar nga SportMediaset.

Natyrisht, ai foli për ndeshjen, por edhe për Romën e tij, Mourinhon dhe Dybalan.

E pamundur të mos fillojë nga momenti magjik i Dybalas, të cilin Totti e përkufizon si “fenomen që qëndron mbi të tjerët. Ai gjithmonë ka treguar vlerën e tij dhe jam i lumtur meriton gjithçka. Dhe qyteti ka të drejtë të ketë një lojtar të këtij niveli. Jemi të lumtur që e kemi te Roma, e shijojmë dhe e mbajmë pranë”.

Kur i referohet Romës, Francesco flet gjithmonë në shumës, si flamur dhe si tifoz:

“Qëllimi kryesor është kualifikimi në Champions League, edhe pse e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Kampionati është i gjatë, pikët janë aty dhe gjithçka mund të ndodhë”.

Ndoshta Mourinho mund të ndihmohet nga tregu i transferimeve? Ja si përgjigjet Totti:

“Ai ka të drejtë që dëshiron më shumë lojtarë cilësorë. Mendoj se çdo trajner dëshiron një skuadër gjithnjë e më konkurruese, atëherë nëse ai thotë kështu… Le të shpresojmë që klubi do të jetë në gjendje ta kënaqë”.

Biseda kaloi në eliminimin e Napolit në Kupën e Italisë:

“Ka një surprizë, por kjo është bukuria e futbollit, gjithçka mund të ndodhë. Në këtë moment askush nuk do ta priste. A do t’i zgjat dorën Spallettit? Unë kam thënë fjalën time, atëherë nëse një ditë do të ndodhë, do të flas me të siç kam folur me të gjithë”.

Top Channel