Deklaratat e Baggios për dopingun, ish-drejtori i Romës: Viallin mos e përmendni, dyshimet qëndrojnë

18/01/2023 08:27

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit italian Gianluca Vialli në moshën 58-vjeçare si pasojë e një sëmundje të keqe në pankreas, nxiti ish-futbollistin Dino Baggio të deklaronte se në kohën kur ai dhe Vialli luanin futboll, përdoreshin substanca të ndaluara apo thënë ndryshe doping.

Së fundmi, kësaj deklarate i është kundërpërgjigjjur ish-drejtori i Romës, Walter Sabatini. 67-vjeçari këmbëngul se Baggio foli për të kaluarën dhe jo aktualitetin ndërsa shtoi se deklarata nuk duhet të keqinterpretohet dhe se nuk bëhej fjalë që substancat e ndaluara të ishin përdorur nga Vialli.

“E sigurt është se deklarata e Baggios nuk ka të bëjë me aktualitetin dhe nuk është një deklaratë që duhet të lidhet me Viallin. E vërtetat është se shumë futbollistë janë ndarë nga jeta dhe dyshimet qëndrojnë, pa harruar që në të kaluarën futbollistët nuk ka pasur një sistem të qartë kundër dopingut.

Kishte substanca për të rritur dozën e performancës dhe këto më pas mund të kenë ndikuar në organizëm në të ardhmen. Është diçka shqetësuese për sportin tonë që është universal. Megjithatë, sërish e them se Viallin duhet ta lëmë jashtë këtij diskutimi dhe mos ta shohim si një objekt hetimi”, u shpreh Sabatini./ Super Sport

Top Channel