Erblin Osmani pritet të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Mesfushori 17-vjeçar, i cili aktivizohet te akademia e Bayern Munich, ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës për të vazhduar karrierën ndërkombëtare me “Dardanët”.

Osmani, i cili luan në rolin e mesfushorit defensiv, ka qenë pjesë e Gjermanisë U-17, por tashmë ka vendosur të ndryshojë përfaqësuesen.

Sipas raportimeve, marrëveshja me FFK-në është arritur dhe Osmani do të largohet nga përfaqësuesja gjermane U-17 për t’iu bashkuar Kosovës.

Kalimi i tij shihet si një afrim i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, duke pasur parasysh moshën e lojtarit dhe faktin se ai është pjesë e një prej akademive më të njohura të futbollit europian. Nuk dihet nëse FSHF ka shfaqur interes për ta bërë pjesë të Shqipërisë.

Top Channel