Nuk u largua nga Reali në verë, sulmuesi brazilian i “Los Blancos” drejt transferimit në Serie A në janar

04/09/2026 14:33

Roma po mendon që tani për merkaton e janarit dhe një nga emrat kryesorë në listën e klubit është sulmuesi brazilian i Real Madridit, Endrick.

Sipas raportimeve të Corriere dello Sport, verdhekuqtë synojnë të rikthehen në garë për talentin 20-vjeçar, të cilin e kishin ndjekur edhe gjatë merkatos së verës.

Roma nuk arriti ta transferonte Endrick gjatë verës, pasi lojtari qëndroi në Madrid për të provuar të fitojë hapësira nën drejtimin e José Mourinhos.

Megjithatë, situata e tij në skuadër mund të rishikohet gjatë muajve të ardhshëm, duke i hapur rrugë një largimi në merkaton e dimrit.

Sipas mediave italiane, Endrick e sheh me interes mundësinë për t’u transferuar në kryeqytetin italian dhe thuhet se u ka shprehur miqve të tij dëshirën për t’iu bashkuar Romës në janar. Në klub shpresojnë që braziliani të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv.

Drejtuesit e Romës e kanë vendosur emrin e Endrick në mesin e prioriteteve për merkaton e dimrit. Nëse palët arrijnë një marrëveshje, sulmuesi brazilian mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të janarit në Serie A.

Top Channel