Nuk u largua nga Reali në verë, sulmuesi brazilian i “Los Blancos” drejt transferimit në Serie A në janar
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura me Interin.
Në prag të ndeshjes kundër Napolit, Chivu foli me fjalë mirënjohjeje për Ausilion, të cilin e cilësoi edhe si një mik të vjetër.
“Piero është një mik për mua që para se të bëhej profesionist. Kam ndarë shumë vite me të në Inter, përfshirë edhe trofe. Në futbollin e sotëm është e rrallë të jesh në të njëjtin klub për kaq shumë vite, madje edhe 28”, u shpreh Chivu.
Trajneri rumun theksoi kontributin e madh të Ausilios gjatë viteve të tij te Interi.
“Duhet ta falënderojmë nga thellësia e zemrave tona për gjithçka që ka arritur gjatë viteve. Dje ishte një ditë emocionuese për mua, për ne. I thamë lamtumirë, e përqafuam dhe e falënderuam për atë që ka dashur të thotë për këtë klub”, shtoi Chivu.
Top Channel