Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A
04/09/2026 22:39
Çudia me Mario Mitajn vazhdon në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk u aktivizua as në javën e tretë të Serie A, teksa Genoa u mposht 1-4 në shtëpi nga Como.
Mitaj e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli, duke mos marrë asnjë minutë në kampionat. Kështu, pas tre javësh, shqiptari vijon të mos ketë luajtur ende në Serie A me fanellën e Genoas.
Që prej transferimit të tij te skuadra italiane, Mitaj ka zbritur në fushë vetëm në Kupën e Italisë, ndërsa në tre ndeshjet e para të kampionatit nuk është aktivizuar në asnjërën prej tyre.
Një situatë e papritur për mbrojtësin kuqezi, i cili vijon të jetë në pritje të debutimit në Serie A me Genoan.
Top Channel