Liverpooli ka mposhtur 0-2 Ipswich Toën në transfertë, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Alexander Isak.

Sulmuesi suedez e zhbllokoi takimin që në minutën e 6-të. Isak mori topin në krahun e djathtë të zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë, duke i dhënë Liverpoolit avantazhin.

Vetëm tre minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë personal. Në minutën e 9-të, Isak goditi me të majtën nga ana e majtë e zonës dhe mposhti për herë të dytë portierin Kjell Scherpen.

Ipsëich u përpoq të reagonte, por Liverpooli kontrolloi pjesën më të madhe të lojës. Vendasit patën disa mundësi me Julio Enciso, Daizen Maeda dhe Abdul Fatawu, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt golit.

Liverpooli ishte pranë golit të tretë në disa raste, me Dominik Szoboszlai dhe Florian Wirtz që vunë në provë portierin e Ipswich. Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan të kërkonin golin e ngushtimit të diferencës, ndërsa Liverpooli menaxhoi avantazhin.

Në minutën e 69-të pati edhe një moment për t’u verifikuar nga VAR-i, për një pretendim për penallti në favor të Liverpoolit, por rezultati nuk ndryshoi.

Në fund, Liverpooli mori një fitore të pastër 0-2, ndërsa Alexander Isak ishte padyshim heroi i sfidës me dopietën e shënuar brenda vetëm tre minutash. Sakaq, sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti, vijon të mos figurojë në listë, teksa e ardhmja mbetet ende në dyshim.

Top Channel