E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra strehohet në një qendër emergjence nga shteti, gjatë kësaj kohe shfrytëzohet në një rrobaqepsi dhe nuk paguhet. 

Një grua e dhunuar ankohet në emisionin Fiks Fare se pasi shkoi në një qendër emergjence dhe rehabilitimi u shfrytëzua në një rrobaqepsi, duke punuar e mos u paguar për 4 muaj.

Qendra e emergjencës e cila udhëhiqet nga motrat katolike pranuan se e dhunuara ka punuar, por nuk është paguar nga rrobaqepsia e cila është biznes privat. Në fund ato marrin përgjegjësinë të justifikojnë rrobaqepsinë dhe të  thonë se e dhunuara ka patur 2 muaj kurs në këtë rrobaqepsi, ndërsa 2 muajt e tjerë do i paguhen.

Fiksi siguroi dosjen e së dhunuarës, e cila rezulton e tillë me fakte dhe akte ekspertimi. Në raportin  mjeko-ligjor që ndodhet në dosjen e saj thuhet se dëmtimet nga ish bashkëshorti i janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe  ajo ka patur shëmbje të kokës dhe trupit.

Por si të mos mjaftonin këto,  viktima është përballur edhe me refuzimin e djalit të saj 13 vjeçar  për të qenë me të. Ai  ka qëndruar me gjyshen. Me gjyshen që i ka dhunuar të ëmën  , e bazuar kjo në urdhërin e mbrojtjes që viktima ka marrë  edhe ndaj vjehrrës.

Përtej të gjithë kësaj dhune , nëna e dy fëmijëve kërkoi ndihmën e shtetit, ky i fundit i ofroi një qendër, por që përgjatë gjithë qëndrimit në të, ka punuar në një rrobaqepësi që është po në territorin e qendrës dhe për këtë gjë nuk është  paguar.

Në qendrën e emergjencës  grupi i xhirimit të emisionit  Fiks Fare hyri pa asnjë pengesë, trokiti dhe në dyert e administratës së qendrës, dhe në fakt nuk u ndalua nga askush. Një qendër e tillë presupozohet të jetë në kushte të rrepta sigurie.

Sapo dalin  nga qendra  gazetarët kërkojnë të takojnë dikë në rrobaqepsi, por përgjegjësja e rrobaqepsisë i lidh në telefon me  përgjegjësen e qendrës së emergjencës  e cila në filim thotë se nuk ka lidhje fare me rrobaqepsinë.

Pas kësaj telefonate Fiksi solli një tjetër telefonatë me përgjegjësen e qendrës, e cila pohon se kanë ndodhur edhe shkelje të tjera në qendër ku dhunuesja ka takuar bremda saj të dhunuarën.

Fiksi solli përplasjen e deklaratave të vetë përgjegjëses e cila njëherë pohon dhe njëherë mohon të ketë lidhje me punën në rrobaqepsi.

Përgjegjësja u mbrojt para gazetarëve të Fiksit për faktin se ata hynë në një qendër grashë viktima të dhunës pa asnjë problem me faktin se roja kishte shkuar në Lezhë.

Për shfrytëzimin e të dhunuarës Shërbimi Social pranë Bashkisë Lezhë i cili ka dërguar të dhunuarën në këtë qendër thotë se me përfundimin e intervistës do interesohen më shumë për rastin dhe ajo do marri pagesën.  Marte Deda drejtoreshë e shërbimit falenderon Fiksin që merret me raste të tilla.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel