Moti i keq në gjirin e Vlorës/ Anijet e vogla nuk dalin në det, trageti do të niset nëse era qetësohet

18/01/2023 12:50
Foto ilustruese

Lundrimi për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit mbetet i pezulluar në gjirin e Vlorë, për shkak të motit të keq me erë që shkakton dallgë të mëdha.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj ka parë nga afër situatën në portin e Vlorës këtë paradite.

Shefi i kapitenerisë Lorenc Rexhepi ka bërë me dije se lundrimi pritet të rinisë në datën 19 anijet e vogla ndërsa trageti do të kryeje itenerarin sot nëse era do të ulë shpejtësinë e saj, pasi trageti rrezikon të përplaset me kalatën.

Problem në Vlorë mbetet energjia elektrike, kryesisht në Dukat e Llogora, por edhe zona te tjera nga era e fortë.

Top Channel