Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Savonës në Itali, në pranga katër shqiptarë

18/01/2023 18:21

Katër shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, gjatë një operacionin anti-drogë të organizuar nga Guardia di Finanzia.

Gjatë këtij aksioni u kap një ton kokainë që dyshohet se është fshehur poshtë një anije, në portin e Savonës.

Në këtë aksion u kap edhe 1 ton kokainë, e cila dyshohet se ishte fshehur poshtë anijes.

741 pako kokainë, ishin të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofoni, për të cilën Guardia di Finaza, kishte informacione edhe për mbërritjen edhe të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije me flamur të Hong Kongut.

Dhe sipas autoriteteve kjo ishte edhe arsyeja se pse u aktivizua përcjellja e ngarkesës prej 1 ton kokainë, ku u arrestuan katër shqiptarët.

 

Top Channel