Pallatet e dëmtuara nga dy tërmete në Bulqizë/ Disa familje kundërshtojnë vendimin: S’kemi ku shkojmë

18/01/2023 14:17

Dy pallateve që janë shpallur të pabanueshëm si pasojë e dëmeve që shkaktoi tërmeti u është vendosur shiriti, por brenda tyre ka ende familje që nuk pranojnë të largohen.

Banorëve të pallatit në Lagjen e Vjetër u është lënë pesë ditë kohë për të marrë gjërat e tyre, pasi në katet e para ka disa biznese.

Ndërkohë, janë disa familje në pallatit që ndodhen në Lagjen e Re që shprehen se janë me fëmijë e nuk kanë ku të shkojnë.

“Nuk kemi gjetur hyrje, janë të zëna”, tha një banor.

“Nuk kemi gjetur hyrje, do dalim të pyesim, i kemi të gjitha jashtë, mobiljet”, tha një tjetër banor.

Pallatet janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa pasojat që shkaktoi tërmeti i së dielës me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter i bëri ata rrezikshëm për të jetuar.

Top Channel