Spektakli më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP II, i cili ka thyer çdo rekord shikueshmërie, nisi në Top Channel mes debatesh të forta.

Modelja Kejvina Kthella është skualifikuar nga BBV pas dhunës fizike ndaj Luizit prime-n e kaluar të spektaklit.

Shuplaka ndaj Luizit ndodhi pas debatit të ashpër mes tyre, i cili degradoi me ofendime të rënda.

Pas skualifikimit të Kejvinës, nuk do të ketë largim tjetër këtë mbrëmje, ndërsa televotimi për pesë konkurrentët në nominim do të vijojë deri të shtunën.

Njëri prej pesë konkurrentëve, Efi, Kristi, Ronaldo, Olta dhe Luizi, të shtunën do të heqë dorë nga qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP II dhe garën për çmimin e madh.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bizneset po përdorin strategji marketingu me emrat e vipave të Big Brother për të tërhequr më shumë klientë, teksa rrugët e qyteteve boshatisen çdo të martë dhe të shtunë kur në orën 21:00 ndizen dritat e spektaklit të madh nën moderimin e Arbana Osmanit.

Spektakli është bërë pjesë e çdo bisede të përditshme mes qytetarëve, duke pritur me ankth se çfarë do të ndodhë.

Big Brother çdo sezon tregon qartazi se nuk është vetëm një program televiziv, por edhe një fenomen që kalon kufijtë jashtë vendit.

Kudo ku ka shqiptarë, në abonimin e DigitAlb në dy kanale transmetimi nën monitorimin e kamerave 24 orë, në kanalin e YouTube transmetimi live i mbrëmjeve prime time si dhe në ekranin e  Top Channel, kryefjala e javëve është vetëm BIG BROTHER.

Magjia e spektaklit që vetëm Top Channel di të organizojë vijon rrugëtimin me emocione e surpriza të tjera.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel