“Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 2023”/ Begaj thërret Këshillin e Sigurisë

18/01/2023 14:41

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka thirrur mbledhjen e parë për vitin 2023 të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, e cila do të mbahet më 23 janar.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jetë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”.

Kreu i shtetit përmes mbledhjes të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, kërkon të informohet me detaje rreth gjendjes aktuale të Sigurisë Kombëtare në vendin tonë.

Krahas anëtarëve të përhershëm të këtij këshilli, janë ftuar edhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar vjen në një kohë kur Shqipëria vitin e shkuar u përball me sulme të vazhdueshme kibernetike nga Irani, dhe pas kapjes së një grupi prej tre personash që dyshohet se u dërguan nga Rusia me qëllime spiunazhi.

Top Channel