10:38
“Sulmi i panikut më paralizoi…”, Jennifer Lopez flet për shëndetin mendor!
Këtë javë, diva e muzikës pop Jennifer Lopez ndau me fansat në faqen e saj, ‘On the JLo’, rëndësinë e të fjeturit më shumë se shtatë orë. Kur ishte në të njëzetat, në vitet 90 dhe karriera e saj ishte në ngritje, puna e tepërt dhe gjumi jo i mirë rrezikuan shëndetin e saj. Ajo zbuloi si pushimi optimal ia ndryshoi jetën dhe se edhe vetëm një gjumë i mirë natën mund ta bëjë atë të duket një dekadë më e re.