Rrathët misteriozë në shkretëtirën e Afrikës bëjnë vendasit të besojnë se krijohen nga alienët ose dragonjtë (fotot)

08/10/2022 18:54

Disa rrathë të mistershëm mes bimësisë që po shfaqen në shkretëtirën afrikane kanë tërhequr interesin e shkencëtarëve e konspiracionistëve gjatë viteve të fundit, teksa ende nuk ka shpjegim të saktë për to.

Të gjitha gjërat e çuditshme që ndodhin në natyrë bëjnë që njerëzit të kërkojnë të vërtetat e tyre me çdo çmim, siç është rasti me rrathët e mistershem te barit në shkretëtirë.

Pjesët e zhveshura rrethore mes barit afrikan kanë habitur shkencëtarët gjatë viteve, dhe mungesa e shpjegimeve për to ka bërë të lindin teori nga më të ndryshmet, siç janë ato të ndërhyrjeve aliene apo të dragonjve nëntokësorë.

Këto njolla të zhveshura mes bimësisë janë zbuluar në Afrikën jugore, në Namibi e Angola, si dhe në Australinë perëndimore.

BBC thotë se rrathët variojnë nga 1.5m deri në 6m in diametër por nganjëherë mund të arrijnë deri në 25m.

Ato janë shumë të shpeshtë në Namibi, ku vendasit e fiseve Himba thonë se shkaktohen nga shpirtrat, ose janë “gjurmë” të lëna nga Zoti i tyre Mukuru.

Një tjetër teori thotë se kafshët e shkretëtirës mund të krijojnë këto rrathë, ndërsa disa guida turistike ne rajon, duke mos pasur shpjegim tjetër u thonë vizitorëve se ato krijohen nga një dragua nëntokësor, fryma helmuese e të cilit vret bimësinë.

Hein Schultz, pronari i një strehe turistike në shkretëtirën e parkut parkun Namib-Naukluft shpjegon se disa vendas besojnë se rrathët e bimësisë krijohen nga  “UFO ose zana që hedhin valle aty natën”.

Arsyeja e lindjes së teorive vjen sepse ende nuk ka asnjë shpjegim shkencor për të shpjeguar prezencën e fenomenit, edhe pse gjatë viteve shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë një arsye përse bari mund të ritet në formë rrathësh.

Ekologu Stephan Getzin tha për rrjetin Live Science: “Kemi disa të dhëna se bimët mund të organizohen vetë në krijimin e këtyre formacioneve. Ndoshta ato evoluojnë për të përfituar sa më shumë nga rezervat e kufizuara të ujit në këtë mjedis të ashpër”.

FOTO GALERI
1/5
Disa rrathë të mistershëm mes bimësisë që po shfaqen në shkretëtirën afrikane kanë tërhequr interesin e shkencëtarëve e konspiracionistëve

Top Channel