Vjedhje në aeroportin e Rinasit, shtetasi anglez i merr çantën qytetarit

08/10/2022 17:39

Një shtetas anglez është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur një çantë në aeroportin e Rinasit.

Shtetasi me iniciale Sh. T., kishte denoncuar në polici se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale.

Pas kontrollit, efektivët kanë kapur autorin, 47-vjeçarin me iniciale N.E., që mbante me vete çantën e vjedhur.

Top Channel