Një zjarr që ka marrë përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e hidrovorit të Vlorës.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në territorin midis Nartës dhe fshatit të Akernisë. Edhe pse efektivët zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje që prej pasdites, neutralizimi i flakëve është i vështirë.

Përveç shkurreve dhe bimësisë, raportohet se po dëmtohen nga flakët dhjetëra pisha.

Top Channel