Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2024 do të përfundojnë në datën 8 nëntor 2022.

Regjistrimet u hapën në 5 tetor për t’u mbyllur të martën e 8 nëntorit.

Më pas, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar on line Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Top Channel