Rritja e normës bazë e interesit në 2.25% nga Banka e Shqipërisë do të forcojë lekun dhe do të ndihmojë në uljen e inflacionit rekord në vend.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se politika shtrënguese që banka po ndjek i përgjigjet situatës shqetësuese me çmimet dhe synon ti mbajë ato sa më afër ekuilibrit.

“Shkon në varësi me situatën e inflacioni, vijmë nga një ndërhyrje gati 10 vjeçare ku nuk kemi ndërhyrë në normën bazë. Situate aktuale me një inflacion mbi 7% me tendencë për t’u rritur. Nuk është instrumenti i vetëm që mund të rregullojë inflacionin, do të japë patjetër ndikim.” —tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë

Por, si ndikon te qytetarët rritja e normës bazë të interesit, e katërta  rresht brenda disa muajsh?

“Natyrisht ndikimet e tyre duan disa javë ose muaj të shfaqen. Fillojnë zinxhir te ndikimet më direkte te % e interesit të kredive në banka që shkojnë në një linjë proporcionale edhe me normën bazë të interesit, rriten interesat për depozitat dhe njëkohësisht kjo ka një ndikim edhe në kursin e këmbimit sepse në një farë mënyrë është rritja e kostos së lekut që këto lloj politikash e ndihmojnë në raport me monedhat e tjera.” – theksoi Civici

Eksperti Adrian Civici thotë se nisur nga presionet e forta inflacioniste nuk përjashtohet mundësia e një tjetër ndërhyrje nga banka qendrore edhe në vijim, si mënyrë për të kthyer inflacionin në objektivin e saj prej 3%.

Top Channel