Xhiro e fushës për Brojën, lojtari i kombëtares duartrokitet nga tifozët e Chelseat

08/10/2022 18:51

Armando Broja gjeti për herë të parë në karrierën e tij rrugën e rrjetës me fanellën e Chelseat.

Futbollisti i kombëtares që është pjesë e Bluve të Londrës prej vitit 2009, shënoi në minutën e 90-të në ndeshjen ndaj Wolverhampton teksa lëvizi mjaft bukur në hyrje të zonës kundërshtare dhe me një goditje preçize mposhti portierin Jose Sa.

Kaq mjaftoi dhe në stadiumin Stamford Bridge u rrit ndjeshëm atmosfera teksa pas përfundimit të sfidës, sulmuesi i Shqipërisë mori duartrokitje të shumta nga tifozët londinezë për lojtarin e dalë nga academia e Chelseat.

Top Channel