“Dua” një performancë e baletit bashkëkohor, është premiera e radhës në Teatrin e Operas dhe Baletit, nën koreografinë e Taulant Shehut, përgjatë mbrëmjeve të 8 dhe 9 tetorit.

E veçanta është tabani i frymëzimit të veprës që janë pikërisht dasmat. “Dua” është një shfaqe me jehonë në teatrot e mediet gjermane, por edhe Evropiane me muzikë nga Arne Stiven.

Dasma në vendin tonë është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e të rinjve për shkak të asaj çka ajo përfaqëson në shoqërinë tone. Festa e madhe e dasmës është simbol i gëzimit, bashkimit dhe premtimit të madh për përjetësi. Dhe është pikërisht ky premtim, që sjell dhe anën e errët, konfliktin, vetminë, mosmarrëveshjet dhe dramën që mbart në vetvete një festë e madhe si kjo.

Taulant Shehu, koreografi i performancës “Dua”, i drejtohet secilit pjesëmarrës dhe eksploron koreografikisht historitë, emocionet dhe prejardhjen e tyre. Ndërsa kompozitori Arne Stevens në këtë sfidë me traditën te baleti “Dua” na vë përpara një kompozim, i cili duke përdorur instrumente tradicionale shqiptare, përqendrohet edhe muzikalisht në origjinën kulturore të kësaj vepre.

 

Top Channel