Vrau shokun dhe trupin e zhduku, Eglant Koçi nuk është gjetur ende, policia kontrolle në disa zona
Një 33-vjeçar ka rënë në pranga në Dropull, pasi i vodhi automjetin një personi.
Arrestimi i tij u bë pasi vodhi automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera të Dropullit.
“Shërbimet e Postës së Policisë Dropull arrestuan në flagrancë shtetasin K. Dh., 33 vjeç, banues në fshatin Zervat, Gjirokastër. Arrestimi i tij u bë pasi ka vjedhur automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit Dh. H., në fshatin Vrisera, Dropull. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti”, sipas njoftimit.
Sipas policisë, materialet në ngarkim të shtetasit K. Dh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel