29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 561 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

16 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamzë, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shdëndetësisë, janë 344 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561

Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 213
Elbasan 34
Fier 20
Vlorë 19
Shkodër 16
Lezhë 11

Gjirokastër 11
Durrës 7
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

Top Channel