Prej dy vitesh Zjarrfikësja e Elbasanit po përpiqet të angazhojë edhe vullnetarë, banorë të zonave të cilët të ndërhyjnë dhe ndihmojnë në raste zjarresh.

Duket se iniciativa ka gjetur mbështetje dhe po funksionon.

Duke qenë banorë, vullnetarët janë më afër zonave ku paraqiten zjarret e për pasojë ndërhyrja është më e shpejtë. Kjo ka bërë që pasojat në pyje  të jenë më të vogla.

“Kemi dy vjet që bashkia e Elbasanit ka një numër të konsiderueshëm vullnetarësh të cilët janë të shpërndarë sipas zonave ku banojnë dhe janë ndihmë e madhe për ne për shkak të ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase për shuarjen e zjarreve”- shprehet Tajar Alla, shef i Shërbimit Zjarrfikës Elbasan.

Në të gjithë bashkinë e Elbasanit janë rreth 600 vullnetarë të cilët ndihmojnë në raste të zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore ndërsa motivimi i tyre mbetet ruajtja e pasurisë së përbashkët.

Top Channel