Dy vite pasi fitoi lirinë, Indrit Dokle sërish në telashe me policinë/ Pyetet për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, shoqërohet dhe Fajton Murati

08/10/2022 23:04

Rreth dy vite pasi kishte fituar lirinë nga burgu i Fushë-Krujës, ish-anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, hyn sërish në problem me uniformat.

Rreth orës 20:00 të së shtunës, ai është ndaluar nga forcat e Policisë së Tiranës, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet të blinduar nën shoqëri të Fatjon Muratit dhe Gentian Reçit. Policia kishte dijeni se në këtë mjet, lëvizte një person në kërkim dhe bëri ndalimin e tij dhe shoqërimin e të gjithë personave në  drejtori.

Fatjon Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar posedues i armëve të zjarrit të gjetura në një kompleks rezitencial në kryeqytet. Për këtë bazë armatimi ra në pranga 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini, ndërsa në ambientet e marra me qira nga ai u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.

Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Muaraj, si persona që mund të kishte dijeni për ngjarjen.

Fatjon Murataj u ndalua nga policia dhe pritet të dalë ditët e ardhshme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa ndaj Endrit Dokles e Gentjan Reçi po vijojnë veprimet hetimore.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Indrit Dokle u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga gjykata për  krimet e kryera dhe më pas e konvertoi në 25 vite burg. Me një vendim gjykate nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha ai fitoi lirinë.

Por muajt në liri nuk ishin të qetë. Arrestimi i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani nxori në dritë kërcënime serioze që i kanoseshin Indrit Dokles. Sipas Dumanit, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse ai do të eliminonte Indrit Doklen.

Pas publikimit të dëshmisë së Dumanit, në vend ndodhën krime ku u eliminuan njerëz të Martinajt, përfshi dhe kushëririn e tij, kur ndër të dyshuarit ishte edhe Indrit Dokle, por që për të policia s’ka pasur prova.

Top Channel