Trajneri i Çekisë nënvlerëson Shqipërinë: Kundërshtar kemi Poloninë, do jemi të suksesshëm

09/10/2022 15:27

Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikueset e Euro 2024, në Grupin E së bashku me Shqipërinë, Poloninë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, bën pjesë edhe Republika e Çekisë.

Një short ku tre kombëtaret e para janë dukshëm më favorite se Ishujt Faroe dhe Moldavia, megjithatë trajneri i çekëve, Jaroslav Šilhavy, kur vjen puna te pretendentët e grupit nuk e përmend Shqipërinë duke theksuar se kundërshtari i tyre direkt do të jetë Polonia ndërsa shtoi se beson se kombëtarja e drejtuar prej tij do të jetë e suksesshme.

“Synimi ynë në këtë grup është kualifikimi, nuk ankohemi nga shorti, mund të kishte qenë edhe më keq. Polonia do të jetë favorite, ishin edhe në vazon e parë. Megjithatë, ata janë kundërshtari jonë dhe do të luftojmë kundër tyre. besoj se do të kemi sukses, por nuk dua të nënvlerësoj skuadrat e tjera. Por, nuk mund ta fsheh që Moldavia dhe Ishujt Faroe janë me më pak kualitet. Gjithsesi, ne i respektojmë ato”, u shpreh Silhavy./ Super Sport

Top Channel