Në një kohë kur çmimet e shtëpive me qira kanë pësuar rritje, interesi i studentëve nga rrethet është shtuar për t’u akomoduar në konvikte.

Regjistrimi në rezidencat studentore ka nisur që prej 1 shtatorit e deri më tani  kryesisht nuk ka dhoma të lira, por krevate të pazënë ende në dhomat dyshe apo treshe.

“Në qytet studenti ka kapacitet për 3400 studentë, e deri më tani janë regjistruar 2600 studentë”.

Të dhënat e  institutit të statistikave tregojnë se krahasuar me muajin gusht të 2021, këtë vit qiratë, energjia  dhe uji kanë pësuar një rritje me 3.2%, por ndryshe nga pronarët e apartamenteve Bashkia Tiranë ka vendosur që studentët të vazhdojnë të paguajnë të njëjtën vlerë për qëndrimin në konviktet ekzistuese, ndërsa në godinat e reja pagesa shkon 1000 lek më shumë në muaj.

“Tarifa do të vazhdojë të jetë e njëjtë, 4500 lek në muaj, nuk ndryshon. Përjashto dy konviktet e reja që çmimi shkon 5500 lek në muaj”.

“Qiratë ishin shumë shtrenjtë. ndërsa këtu nuk do kem faturë më vete për dritat, ujin apo internetin…”

Për herë të parë studentët kanë mundësinë të regjistrohen në rezidencat studentore on line, duke përzgjedhur numrin e godinës dhe dhomën që ata dëshirojnë. Kërkesat janë më të larta për godinat e reja por dhoma zihet nga studentët që kanë aplikuar të parët.

Top Channel