FNSH dhe forcat operacionale të Vlorës, për të dytën ditë radhazi, kanë zbarkuar në qytetin bregdetar, teksa vijojnë aksionin e tyre blic në hyrje të qytetit.

Në rrethrrotullimin e fshatit Nartë janë ndalur, bashkë me policinë e qarkut, në kontrollin e automjeteve të dyshuara dhe me xhama të zinj. Raportohet se po kërkojnë për armë, drogë dhe eksponentë të krimit të organizuar.

Gjatë natës së kaluar, mësohet se janë ushtruar kontrolle në bashkitë Vlorë dhe Selenicë për persona të përfshirë në veprimtari kriminale, por nuk policia nuk ka njoftuar për të arrestuar.

Top Channel