E enjte, 20 Tetor 2022
13:02
Escobar në Beograd: Pres vazhdim dinamik të dialogut

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”.

12:57
Miratohen kreditë e buta/ Këshilli bashkiak i Tiranës do mbështesë 459 çifte të reja

Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për kreditë e buta që ndihmojnë çiftet e reja të cilët kanë vështirësi për strehim. kreu i bashkisë tha gjatë mbledhjes se pavarësisht kohës së vështirë që po kalojmë për shkak të luftës bashkia ka si prioritet ndihmën ndaj personave në nevojë.

12:56
Qeveria Truss drejt kolapsit, së fundmi i shtohet dorëheqja e sekretares së brendshme

 Vetëm pak orë pasi e cilësoi vetën si një luftëtarë kryeministrja britanike mori një tjetër goditje, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman dha dorëheqjen, duke e cuar qeverinë një hap më pranë kolapsit.

12:51
OBSH ngre alarmin: Bëni aktivitet fizik, po sëmuren miliona vetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gati 500 milionë njerëz mund të sëmuren brenda dhjetë viteve, për shkak të mungesës së aktivitetit fizik .

12:48
Gjermania pret Ballkanin Perëndimor, kërkon riaktivizimin e Procesit të Berlinit dhe zgjidhje për emigrantët

Në Berlin do të zhvillohen këto ditë tre ministeriale me vendet e Ballkanit Perëndimor. Synimi kryesor është riaktivizimi i Procesit të Berlinit, por jo vetëm.

12:47
Sula në kuvend: Bitcoin janë gropë thithëse e energjisë elektrike

Deputeti Dashnor Sula tha në foltoren e kuvendit se vendi ynë ka prodhuar energji dhe se nuk jemi në një krizë.

12:44
BE: Serbia dhe Kosova arrijnë marrëveshje për energjinë në veri

Bashkimi Evropian njoftoi të mërkurën se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe kompania serbe, Elektrosever, në Mitrovicën e Veriut, kanë arritur marrëveshje teknike për zbatimin e Udhërrëfyesit për Marrëveshjen për Energjinë midis Kosovës dhe Serbisë.

12:39
Brooklyn Beckham shijon kohën e veçantë, por jo me partneren Nicola Peltz (Foto)

Së fundmi ai ka tmerruar fansat e tij duke marrë pjesë në sfidën e rrezikshme “one chip”.

12:38
Veliaj pret aktorin e madh me origjinë shqiptare, Xhim Belushi: I lumtur që do të promovojë Tiranën në median amerikane

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në të gjitha mediat amerikane.

12:32
Gjici: Palo tifozët mos t’i shoh më në stadium! Ekipi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Presidenti i Nderit i Kukësit, Safet Gjici ka prekur tema të ndryshme gjatë prononcimit të sotëm për shtypin, duke u nisur nga dënimi për shkak të goditjes së një tifozi ndaj Tedi Carës në duelin me Partizanin në “Kukës Arena”, ecurisë së mirë të skuadrës së Dobit në ndeshjet e fundit dhe kompleksit të ri sportiv “Ilirjan Thaçi”.

12:25
Ministrja gjermane për Evropën do të vizitojë Kosovën

Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, do të vizitojë këtë javë Kosovën dhe në agjendën e saj janë edhe takimet me përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës.

11:56
Dyshohet se do të përdoreshin për ekzekutimin e anëtarëve të bandave kriminale, gjendet arsenal armësh në Elbasan! Arrestohen dy persona (emrat)

Policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal armesh të cilat ishin gati të përdoreshin për vepra kriminale.

11:55
Debate për energjinë,Balla: Qeveria paguan 800 mijë lekë për vilën në Lalëz

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë debatit për kërkesën e 15 deputetëve  në lidhje me situatën energjetike në vend tha se qeveria po ndihmon qytetarët me çmimin e energjisë.

11:51
Vdekja e Lear Kurtit/ Familjarët e viktimës presin dorëzimin e trupit (video)

Familjarët e Lear Kurtit mbeten në pritje të një përgjigjeje nga ana e autoriteteve të mjekësisë ligjore, në lidhje me vdekjen e papritur të të riut.

11:44
“SHIKs i kohës së zezë të ’97”, Kovaçi i përgjigjet Ramës: Mos mendojë kush të kthejë mentalitetin e biografive të komunizmit

Nga protesta kombëtare, ku njoftoi qëndrimin e palëkundur të pedagogëve deri në plotësimin e kërkesave të tyre, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaci iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama, i cili një ditë me parë e quajit ‘një SHIKs i maskuar si sindikalist’.

11:35
Tre sektorë me risk/ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Kanë punonjës me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit

Drejtoria e Menaxhimit të Riskut ka konstatuar se janë  tre sektorë me risk në vend, Sektori i Institucioneve të Arsimit Privat, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Shoqërive të Sigurimeve, të cilët kanë punonjës me pagë më të ulët se mesatarja e sektorit.

 

11:29
Protesta kombëtare e pedagogëve/ Mblidhen në Tiranë nga të gjitha universitetet e vendit

Duhet të ishin në auditore duke dhënë mësim, duke qenë se viti akademik ka nisur vetëm 4 ditë më parë, po pedagogët sot, kanë mbushur sheshin përpara universitetit Politeknik në Tiranë.

11:28
Tabaku: Kriza e korrupsionit në kohë paqe, kthehet në një krizë të buxheteve familjare në kohë krize

Fjala e Jorida Tabakut Kriza e korrupsionit në kohë paqe, por kthehet në një krizë të buxheteve familjare në kohë krize! 1. Qeveritë votohen për të drejtuar në kohë të mira e të këqia! Sot e gjithë propaganda e qeverisë është drejtuar në inflacionin e luftës, në krizën e luftës, në rritjen e cmimeve të […]

11:20
Partitë e mëdha shkelën ligjin/ PS tejkaloi tre herë më shumë shpenzimet, PD probleme me deklarimet

Rublat ruse trazuan fushatën zgjedhore në 2017, por 4 vite më pas paratë dhe financuesit zemërgjerë rezultojnë të jenë sërish telash për partitë politike.

10:52
Tensione në Kuvend/ Berisha insiston të marrë fjalën në foltore pas Ballukut! Kërkon 1 minutë heshtje për 32-vjeçarin, Noka tone të larta ndaj drejtueses

Ka nisur me tensione e debate seanca e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku pas fjalës së Ballukut, e cila komentoi rreth krizës energjitike dhe punës së qeverisë në zgjidhje të këtij problemi, fjalën e ka kërkuar me insistim kryedemokrati Sali Berisha. 

10:51
30 vjet Gjykatë Kushtetuese/ Ambasadorja e BE: Pavarësia e gjyqësorit është gur themeli, rreziku është gjithmonë i pranishëm

Për ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann, pavarësia e gjyqësorit është gur themeli në rrugën drejt BE-së.
E pranishme në 30-vjetorin e themelimit të Kushtetueses, Hohmann tha se Kushtetuesja ka kaluar në periudha të vështira, duhet të përbëhet nga profesionistë, integriteti i të cilëve nuk diskutohet sot.

10:43
“Koha juaj ka marrë fund!”/ Paralajmërimi i fortë Yuri Kim: I mbushët xhepat tuaj të miqve, të fëmijëve. Ndaluni!

Dhe 30 vjetori i Gjykatës Kushtetuese u shfrytëzua për të folur edhe njëherë për të pandëshkueshmit në Shqipëri.

10:38
30 vjetori i Kushtetueses/ Rama: Është një ngrehinë me shkëlqime të lavdishme e me njolla! Nuk mjaftojnë gjyqtarët e ndershëm, duhet të jenë të aftë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ditën e sotme në konferencën e 30-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, e ka përshkruar punën e saj si një ngrehinë me shkëlqime të lavdishme e me njolla, me dritë e me hije. 

10:33
32-vjeçari humbi jetën pasi u ndalua nga policia/ Institucionet deklarata kontradiktore mbi vdekjen e të riut

Ngjarja e rëndë, ndodhur sot pak pas mesnate në Tiranë, ku 32 vjecari Lear Kurti ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, vijon të jetë e mbushur me mister.

10:27
Exclusive/ “E kanë mbytur!”, babai i 32-vjeçarit të vdekur: Nuk e kam parë trupin e djalit

E mori nga Shtëpia e Fëmijes, kur ishte vetëm dy vjeç, ndërsa sot endet dyerve të morgut, për të mësuar shkakun e vdekjes të të riut, që e rriti si djalin e tij.

10:09
30-vjet Gjykatë Kushtetuese/ Begaj: Është një gur themeli për ndërtimin e shtetit të së drejtës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”, organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

10:02
Të përfshirë në aferat për tjetërsimin e pronave në Himarë/ Cilët janë zyrtarët e implikuar, 22 urdhër arreste në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka lëshuar 22 urdhër arreste për persona që dyshohen të jenë përfshirë në afera për tjetërsim pronash në bregdetin e Himarës.

09:57
Tjetërsimi i pronave në Vlorë/ Prokuroria sekuestroi pasuri me vlerë 8 mln euro, jepen 24 masa sigurie (detaje)

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me operacionin në Vlorë ku u tjetërsuan prona dhe ranë në pranga disa persona.

09:48
Sa shumë lojtarë të Superiores, Reja publikon listën për miqësoren me Arabinë Saudite

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka shpallur listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite, që do të luhet në Abu Dhabi.

09:28
Pas ndalimit shfaqi dridhje të trupit, në spital mbërriti me puls të dobët/ Çfarë ndodhi me 32-vjeçarin në Don Bosko

Pas ngjarjes së rëndë, ku 32-vjeçari Laer Kurti ndërroi jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital, janë bërë me dije detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

09:15
Goditet nga raketa një shkollë në Ukrainën jugore

Një shkollë në rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës jugore u godit nga një raketë ruse herët të enjten, sipas raportimeve.

09:00
Plani i Gjermanisë për zgjatjen e jetës së centraleve bërthamore

Ministrat gjermanë për Ekonomi dhe Ambient, kanë hartuar një draft-dokument për të zgjatur jetën e tri centraleve të mbetura bërthamore në këtë shtet, deri më 15 prill të vitit 2023.

08:54
Franca riatdheson gra e fëmijë nga Siria

Franca ka thënë të enjten se ka kryer një operacion të ri për të kthyer shtetasit francezë-40 fëmijë dhe 15 gra-nga kampet e udhëhequra prej kurdëve në verilindje të Sirisë.

08:37
Diell dhe vranësira të pakta kalimtare, temperatura deri 28 gradë C

Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i masave të qëndrueshme ashtu si në të gjithë rajonin.

08:32
Tre ditë koncert për mbështetjen e kompozitorëve të rinj

Nga data 19 tetor deri më 21 tetor me synimin e veçantë për të mbështetur kompozitorët e rinj shoqata ACA organizon Balkan Contemporary Youth Academy.

08:32
Kryeministrja Truss zotohet të qëndrojë, pasi ministrja jep dorëheqjen

Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si “një luftëtare dhe jo dështake” të mërkurën, ndërsa u përball me një kundërshtim armiqësor dhe zemërim nga vetë partia konservatore për planin e saj të dështuar ekonomik. Brenda pak orësh nga deklarata sfiduese, qeveria e saj ishte në prag të kolapsit.

08:29
Meloni: Qeveria e re italiane do të jetë pro NATO-s, pro-Evropës

Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, sfidoi të mërkurën partnerëve të saj të koalicionit të krahut të djathtë, duke thënë se qeveria e saj e re do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Evropës.

08:12
Protesta e pedagogëve, Rama: Rritja e pagave s’do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e pedagogëve, të cilët po bojkotojnë mësimin që prej nisjes së tij.

08:03
Tjetërsimi i pronave në bregdet/ Në pranga ish kreu i qarkut Vlorë dhe ish kreu i Kadastrës

Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bregdet.

07:38
Tiranë/ Shfaq probleme shëndetësore pasi shoqërohet në komisariat, 32-vjeçari ndërron jetë në spital (Emri)

Një 32-vjeçar i shoqëruar nga policia në Komisariatin nr 3 në Tiranë ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

05:35
Berisha e Meta mbrojnë pedagogët/ Ish-kryeministri: Rama e ka shpërblyer Kovaçin për punën ne SHISH

Opozita i doli sërish në krah kryetarit te sindikatës së arsimit të lartë Aleksandër Kovaçi, jo vetëm në nismën për protestë e bojkot te procesit akademik, por edhe ndaj deklaratës së kryeministrit se ai ka qenë angjent i shërbimit informativ ne vitin 1997.

05:00
“Shiksi maskohet si sindikalist”/ Rama dhe Veliaj: Lëvizja ka qëllime politike dhe mbështetet nga foltorja

Për protestën e njoftuar nga pedagogët, kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj thanë se mes profesorëve ka persona që kanë qenë pjesë e shërbimit informativ të vitit të errët 1997.

E mërkurë, 19 Tetor 2022
23:01
Escobar: Mbështesim propozimin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin franko-gjerman për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se diplomatët evropianë thonë që kjo është çështje javësh.

22:52
Pse nuk u pa në dasmën e Arbër Hajdarit? Balina Bodinaku flet dhe për “Big Brother VIP”, a do të jetë sërish opinioniste?

Balina Bodinaku pranoi këtë mbrëmje ftesën e “Goca dhe Gra”, për një bisedë të këndshme mes vajzash.

22:47
Ministri i Jashtëm grek, Dendias në Kiev, takon homologun Kuleba/ Takimi ndërpritet nga sirenat për sulm ajror

Duke udhëtuar gjithë natën nga Polonia ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka mbërritur në Kiev, në vizitën e tij të tretë në Ukrainë, ndërsa dy herët e para ka qenë vetëm në Odesa.

22:31
Sondazhi: Shumë amerikanë mbeten kritikë për gjendjen e demokracisë në vend

Shumë amerikanë mbeten pesimistë në lidhje me gjendjen e demokracisë amerikane dhe mënyrën se si zgjidhen zyrtarët – gati dy vjet pasi zgjedhjet përçarëse presidenciale u shoqëruan me pretendime të rreme për manipulim në shkallë të gjerë dhe sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara.

22:27
“Donte të kishte një djalë, ardhja e Nolan ishte shenjë e fortë…”/ Dojna kujton të atin e ndjerë, me disa fjalë zemre

Dy vite më parë moderatorja Dojna Mema humbi të atin, me të cilin ishte shumë e lidhur dhe për mungesën e tij foli sot në studion e “Goca dhe Gra”.

22:11
A do të rikthehet në ekran pas lindjes së djalit? Dojna Mema tregon planet e saj

Pas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënisë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.

22:02
“40 ditët e para nuk doja të shihja njeri”/ Dojna Mema flet për herë të parë si nëna e Nolan dhe tregon gjithçka rreth shtatzënisë

Moderatorja Dojna Mema ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ku tregoi gjithçka rreth eksperiencës së saj gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes së djalit, Nolan.

21:43
Veterani i luftës vdes nga ataku kardiak në lojrat zbavitëse të parkut në Florida (fotot)

Një i moshuar në Florida, SHBA ka pësuar një atak kardiak teksa vizitonte parkun e Disney World me familjen e tij, njoftonte policia e qytetit Orlando.

21:42
“Goca dhe Gra”/ Armina Mevlani në ‘muaj mjalti’, Dojna Mema “i zë vendin” dhe tregon për mëmësinë

Dojna Mema, në këtë puntatë të “Goca dhe Gra” qëndron në karrigen e moderatores Armina Mevlani.

21:21
DFB Pokal, sigurojnë raundin e 1/8-ave tre skuadra të tjera

Freiburg siguroi raundin e 1/8-ave të DFB Pokal, ekskluzivitet i “SuperSport” në Shqipëri, pasi fitoi 2-1 ndaj St. Pauli në shtesë.

21:14
OBSH: Mungesa e aktivitetit fizik po sëmur miliona vetë

Sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti, depresioni, demenca – gati 500 milionë njerëz në mbarë botën pritet të preken nga këto dhe sëmundje të tjera në vitet 2020-2030, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në “Raportin e aktivitetit fizik botëror 2022”.

20:59
Shefi i mbrojtjes britanike: Retorika bërthamore e Putinit, thellësisht e papërgjegjshme

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali Tony Radakin, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të qëndrojë i bashkuar, kundër asaj që ai e quajti retorikë “thellësisht të papërgjegjshme” të presidentit rus, Vladimir Putin, sa i përket kërcënimeve për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

20:51
Fjalia që përdor çdo shenjë e zodiakut kur është i/e dashuruar me ju…

Çdo përfaqësues i zodiakut ka një mënyrë unike për t’ju treguar se është i dashuruar me ju. Ja thënia që çdo shenjë e zodiakut përdor për t’ju treguar se ju pëlqen dhe ju dëshiron…

20:51
Izraeli nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, thotë ministri i mbrojtjes (fotot)

Izraeli nuk do të dërgojë armë në Ukrainë, tha sot ministri i mbrojtjes Benny Gantz, dy ditë pasi Rusia paralajmëroi se diçka e tillë do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy vendeve.

20:45
Vëzhgimi i “Fiks Fare”/ Rreziku nga monopatinat, trendi i rrezikshëm, burim aksidentesh!

Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transportit në vendin tonë. Për të shmangur trafikun, por edhe çmimi i lartë i karburantit, ka bërë që shumë qytetarë të lëvizin me monopatina elektronike.

20:25
PE-ja ndan Çmimin Sakharov “për popullin e guximshëm ukrainas”

Parlamenti Evropian ka ndarë Çmimin Sakharov për “popullin e guximshëm të Ukrainës” në betejën e tyre kundër pushtimit të paprovokuar rus.

20:17
Triumfon me 10 lojtarë ndaj Hannover, Dortmund siguron raundin e 1/8-ave të DFB Pokal

Dortmund ka siguruar raundin e 1/8-ave të DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë) ekskluzivitet i “SuperSport” në Shqipëri, pas fitores në transfertë ndaj Hannover me rezultatin 0-2.

20:10
Aborti del në krye të fushatës së zgjedhjeve të nëntorit në SHBA

Për një gjë bien dakord të gjithë politikanët amerikanë. Pas tre javësh votuesit do jenë përballë një vendimi të rëndësishëm.

20:01
Primaret, Berisha: Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët, më pas qytetet e tjera

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri me dije se Tirana, Durrësi dhe Elbasani do të votojnë të parët për primaret për zgjedhjen e kandidatëve për lokalet e vitit të ardhshëm.

19:53
Kontrollet e Tetorit Rozë/ Interes i lartë, gratë në radhë për të bërë mamografi

Në kuadër të Tetorit Rozë, Top Channel ka vëzhguar Poliklinikën e Specialiteteve numër 3 në Tiranë.

19:52
A iku pandemia? Silva Bino komenton situatën: Është shumë më e zbutur

Edhe pse rastet me Covid pothuajse janë të papërfillshme 20-30 çdo 24 orë në vendin. Edhe në shtetet fqinje me ne situata është e relaksuar. Por a mbaroi pandemia e Covid 19?

19:46
Dua Lipa flet për Kadarenë: Libri “Kështjella” më lidhi me trashëgiminë dhe identitetin e familjes sime

Dua Lipa përmend për herë të parë Ismail Kadarenë dhe duket se këtë e kishte ruajtur për një nga mbrëmjet më me rëndësi të librit sikurse është “Booker Price” në Londër.

19:39
Për kë bien këmbanat? Yuri Kim mesazh nga SPAK: Gjyqtarët të vazhdojnë punën, kërcënimet të hetohen

Në agjendën mbështetëse të ambasadores amerikane Yuri Kim përpos prokurorëve të SPAK, janë shtuar edhe gjyqtarët  antikorrupsion, të cilët vendosin mbi hetimet e prokurorisë se Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

19:31
Video/ Shembet nga zjarri kupola gjigante e xhamisë së Xhakartës në Indonezi (fotot)

Kupola gjigante e Qendrës Islamike të një xhamie madhore në Xhakarta është shembur sot pas një zjarri që shpërtheu për disa orë në ndertesen ne rinovim.

19:29
VIDEO/ Reali i Madridit zbarkon në Rinas dhe publikon videon e parë në tokën shqiptare

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra vijon të shkruajë historinë, teksa për herë të parë ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me emra të mëdhenj si Reali i Madridit, Chelsea dhe Paris Saint Germain.

19:11
Më 21 tetor, IuteCredit sjell në Shqipëri Siim Sikkut, njeriun më ndikues në botë mbi qeverisjen digjitale!

Ndërkohë që vendi po përballet me sulmet kibernetike iraniane mbi platformën e-Albania, marka estoneze IuteCredit ka vendosur të sjellë në Shqipëri një nga mendjet që krijuan e-Estonia.

19:01
Pas raportimeve se gati vdiq nga droga, Matthew Perry shfaqet në dukje i shëndetshëm, me një shoqeruese në Los Angeles (fotot)

Aktori i njohur amerikan Matthew Perry kishte dalë në fundjavë për një pasdite relaksuese në Los Angeles pak pasi kishte folur publikisht për varësinë e tij nga drogat opiate që thuajse i kushtuan jetën.

18:57
Xhim Belushi rikthehet në Tiranë për xhirimet e dokumentarit, Veliaj zbulon bisedën me të

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ndodhet në Tiranë. Ai po realizon një dokumentar, i cili do të transmetohet së shpejti në të gjitha mediet amerikane.

18:56
459 familje dhe çifte të reja përfitojnë kredi të butë në Tiranë, Veliaj: Në këtë kohë të vështirë i japim prioritet ndihmës ndaj atyre në nevojë

459 familje dhe çifte të reja në Tiranë do të kenë mundësi, që përmes programit të kredisë së butë, të marrin një shtëpi.

18:47
Rritja e çmimit të druve, Rama: Do e ndalojmë me VKM! Do të shiten si para luftës dhe pikë

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë lidhur me rritjen e çmimit të druve të zjarrit këtë vit, duke thënë se abuzimi do të ndalohet me Vendim të Këshillit të Ministrave .

18:38
Rikthehet mbrojtësi, por Milan humbet sërish Maignan

Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë dhe një lajm të keq këtë të mërkurë.

18:36
Mosmarrëveshje politike apo gabime në detyrë? Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar jep dorëheqjen

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj këtë të mërkurë.

18:25
‘Super-minjtë’ po bëhen rezistentë ndaj helmit në Britani dhe banorët duhet të jetojnë me ta (fotot)

Metodat e zakonshme për të zhdukur kafshët parazitë duket se po i ndihmojnë kafshët e padëshiruara të krijojnë më shumë rezistencë.

18:16
Protesta për pagat, Rama i drejtohet kreut të sindikatës: Kërkesë fyese në kohë lufte nga zullumi i non-gratave e rublave

Kryeministri Edi Eama ka theksuar edhe njëherë se kërkesat e pedagogëve të cilët kanë bojkotuar mësimin nuk do të merren seriozisht në këtë kohë lufte.

18:14
Kanye West gati të finalizojë divorcin me Kim Kardashian?! Çfarë pritet të ndodhë me çiftin dhe fëmijët e tyre

Kanye West duket se është gati të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, pasi punësoi një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood.

18:12
Fiken dritat në institucione, monumente dhe rrugë, temperaturë e caktuar për kondicionerin! Masat për kursimin e energjisë në vend

Ambientet e jashtme të institucioneve publike, rrugët ndërqytetase kryesore dhe dytësore, objektet e kulturës, monumentet dhe shatërvanet do të jenë në errësirë çdo ditë pas orës 20:00.

17:53
Dukeni më mirë në pasqyrë dhe jo në fotografi?! Ja se cila ju tregon ashtu siç jeni

Padyshim se për shumë nga ju kjo situatë është e njohur, personi të cilin e shihni kur jeni para pasqyrës nuk duket aspak njëjtë me personin që e shihni në fotografitë tuaja.

17:48
“StarTop” programi më i ri në Top Channel, moderatori Eno Popi tregon detajet: Është i rëndësishëm 10 minutëshi i artë…

“StarTop” është programi më i ri në Top Channel, i cili do të startojë këtë të shtunë në orën 17:00.

17:47
Filipinet mbyllin 214 pika ilegale bastesh kineze online (fotot)

Zyrtarët në Filipine thanë sot se kanë mbyllur të paktën 214 operacione ilegale bastesh online dhe kanë deportuar grupin e parë të rreth 400 punonjësve kinezë të ndaluar gjatë fushatës së sekuestrimeve.

17:44
Gjendet i vdekur në breg të detit një 26-vjeçar në Durrës

Një i ri 26-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në breg të detit në Durrës.

17:40
Rreth 300 fluturime të anuluara si pasojë e grevës në Eurowings

Rreth 300 fluturime të kompanisë Eurowings janë anuluar të mërkurën, sipas kompanisë amë Lufthanasa, si pasojë e grevës së pilotëve, të cilët janë duke kërkuar kushte më të mira të punës.

17:39
Shakira te fanella e Barcelonës? Ironi e fatit apo “karma” për Piquenë

Emri i këngëtares kolumbiane Shakira mund të përfundojë në fanellën e re të Barcelonës. Shenjë e fatit apo ironi e fatit?

17:29
28 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

Numri i infektimeve në vendin tonë vijon të mbetet i ulët, ku pozitivë kanë rezultuar vetëm 28 qytetarë.

17:25
Aktori Jared Leto prezanton markën e tij të re të bukurisë

Aktori i njohur Jared Leto i është bashkuar të famshmëve që janë bërë pjesë e industrisë së kujdesit ndaj lëkurës dhe kozmetikës.

17:15
SHBA, përpjekjet për të ulur çmimin e naftës. Administrata shfrytëzon rezervat strategjike

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.

17:12
I hoqi fitoren Atleticos në shtesë, rekordet që do të thyejë shoku i Balliut

Është sinonim i gëzimit sa herë që Falcao shënon gol. Edhe më shumë tani që është në fund të një karrierë të jashtëzakonshme.

17:06
Ora 43-euroshe e Lewandowskit “eklipson” xhevahirin me vlerë 500 mijë euro të Benzemasë

Të hënën u zhvillua ceremonia e Topit të Artë, një çmim që jepet çdo vit nga revista “France Football” për lojtarin më të mirë në botë.

17:01
Ambasadori amerikan në Beograd: Herët a vonë Serbia do ta kuptojë se është me Perëndimin, jo me Rusinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë.

16:46
Si e priti Princ Harry vdekjen e Mbretëreshës Elizabetë?! Meghan Markle zbulon gjithçka…

Meghan Markle ka dhënë sot një intervistë të re me një nga revistat e saj të preferuara në SHBA, ku i bëri homazhe Mbretëreshës dhe la të kuptohej se vdekja e saj ishte e komplikuar për Princin Harry mes çështjeve të vazhdueshme me Mbretin Karl III dhe Princin William.

16:41
Frikë se lufta në Ukrainë mund të përhapet në Europë, Gjermanët nuk duan të udhëheqin ushtarakisht

Shumica e gjermanëve e refuzojnë rolin udhëheqës ushtarak të Gjermanisë në Evropë. Përveç kësaj, shumë kanë frikë se lufta ruse kundër Ukrainës do të përhapet edhe në vendet e NATO-s.

16:34
Makina përplas katër vjeçarin në Elbasan, shoferi shoqërohet në polici

Një katër vjeçar është plagosur këtë pasdite në Elbasan, pasi është përplasur nga një makinë.

16:33
Burri merr rekordin Guinness për hilen ‘më tmerruese’ me kokërdhokët e syve (fotot)

Një burrë nga Brazili ka bërë një debutim “për të hapur sytë” në listën e rekordeve Guinness teksa pritet të njihet për ‘zgurdullimin më të madh të syve në botë’.

16:31
“Reforma në drejtësi në fazë kritike”, Yuri Kim në GJKKO: Mos u ndikoni nga kërcënimet që nxisin pandëshkueshmërinë. Ligji është i barabartë për të gjithë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me gjyqtarët e posaçëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit këtë të mërkurë.

16:16
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Kush është ish-mjeku i burgut Eduart Ruçi, kërkoi 2000 euro për operacionin e të dënuarit

Ish-mjeku i burgut të Peqinit, Eduard Ruçi është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

16:15
Xavi, i vetëdijshëm për atë që e pret: Pa trofe do të ketë pasoja

Trajneri i Barcelonës, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Villarrealit, duke e bërë të qartë se duhet të fitojë patjetër trofe që të mund të vazhdojë punën në stolin e “blaugranave”.

16:13
Pas Prishtinës, Escobar do të vizitojë Beogradin

I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, më 20 tetor do të takohet në Beograd me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

15:55
Ukraina zhytet në errësirë, sulmet e rusëve godasin qëllimisht objektet energjitike   

Sulmet me raketa ruse dhe bombardimet e ndërmarrjeve të energjisë lanë më shumë fshatra e qytete të Ukrainës pa energji të mërkurën, duke vështirësuar më shumë situatën për miliona banorë teksa dimri  afrohet. Presidenti Volodymyr Zelensky u kërkoi përsëri ukrainasve që të bëjnë “një përpjekje shumë të madhe” për të kursyer energjinë. Sipas tij, rreth […]

15:55
Nuk deklaroi dënimin në formularin e dekriminalizimit/ SPAK kërkon burg për kreun e Bashkisë Mallakastër

Prokuroria e Posaçme kërkon shpalljen fajtor dhe dënimin me një vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailin, për mos deklarim të një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit.