Më 21 tetor, IuteCredit sjell në Shqipëri Siim Sikkut, njeriun më ndikues në botë mbi qeverisjen digjitale!

19/10/2022 19:11

Ndërkohë që vendi po përballet me sulmet kibernetike iraniane mbi platformën e-Albania, marka estoneze IuteCredit ka vendosur të sjellë në Shqipëri një nga mendjet që krijuan e-Estonia.

Kjo platformë prej vitesh ka digjitalizuar komplet jetën e estonezëve, duke siguruar të dhënat dhe aktivitetin e tyre të përditshëm.

Ne kontaktuam Drejtorin Ekzekutiv të IuteCredit, Akan Ajdini mbi këtë zhvillim.

“Estonia konsiderohet globalisht si një sukses në revolucionin digjital. Nga shumë ekspertë konsiderohet edhe si modeli shtetëror i të ardhmes. Nxitur edhe nga ngjarjet e fundit në vend, vendosëm që atë përvojë fantastike ta sjellim edhe në Shqipëri nëpërmjet një konference ku institucionet shqiptare do të kenë mundësi të takohen dhe të vendosin ura bashkëpunimi me një prej krijuesve së e-Estonia”, shprehet Ajdini, për konferencën që pritet të mbahet më 21 tetor në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Vetë IuteCredit ka nxitur një revolucion digjital në sistemin e mikrofinancave në Shqipëri, duke shkurtuar procedurat burokratike në dhënien e kredive, deri në miratimin e tyre brenda 7 minutash dhe tërheqjen e parave me vetëm 1 klikim.

 

Top Channel