Kanye West gati të finalizojë divorcin me Kim Kardashian?! Çfarë pritet të ndodhë me çiftin dhe fëmijët e tyre

19/10/2022 18:14

Kanye West duket se është gati të zgjidhë ligjërisht divorcin e tij me ish-bashkëshorten, Kim Kardashian, pasi punësoi një nga avokatët më të fuqishëm në Hollywood.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat e huaja, reperi ka paraqitur një “deklaratë zbulimi”, e cila zakonisht bëhet kur një çështje divorci është në prag të zgjidhjes.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se 45-vjeçari i ka dërguar të gjitha informacionet e tij financiare yllit të “The Kardashians”. Teksa ish-çifti kanë rënë dakord se si të ndajnë perandorinë e tyre shumë miliardë dollarëshe, nuk ka asnjë tregues se ata arritën në një marrëveshje për kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre, North, Saint, Chicago dhe Psalm, e cila mund të jetë një betejë e vështirë për Kim.

Pavarësisht se ai dhe Kim, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga reperi në vitin 2021, kanë bashkëpunuar për rritjen e fëmijëve të tyre, West i tha avokatëve në fillim të këtij muaji se ai nuk është i gatshëm të bëjë “kompromis” kur bëhet fjalë për arsimimin e tyre. Ai tha:

“Tani për tani ne kemi arritur në një kompromis, por nuk kam mbaruar sepse nuk bëj kompromis. Por kemi arritur në një ujdi që fëmijët e mi të vijnë në shkollën time pas mësimit të tyre dhe të mësojnë korin”.

Kanye dhe Kim kanë psur debate për muaj të tërë se ku t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, me reperin që sugjeron një “ide” që ata të ndajnë kohën midis shkollës së tyre private dhe Akademisë së tij “Donda”. Megjithatë, Kardashian ka hezituar t’i dërgojë fëmijët e tyre në shkollën misterioze të West, e cila ende nuk është akredituar nga Shoqata Perëndimore e Shkollave dhe Kolegjeve.

Themeluesja e “Skims” aktualisht ka kujdestarinë e fëmijëve të tyre 80% të kohës dhe thuhet se ka ndërprerë të gjithë komunikimin me West për shkak të ndodhive të tij të fundit në mediat sociale. Burimet pranë saj i thanë ekskluzivisht mediave se Kim refuzon të flasë me Kanye për oraret e fëmijëve të tyre pa asistentin e saj.

“Ata kanë pasur zero komunikim prej disa javësh dhe i gjithë komunikimi në lidhje me oraret e fëmijëve tani është i koordinuar përmes asistentëve”.

Top Channel