VIDEO/ Reali i Madridit zbarkon në Rinas dhe publikon videon e parë në tokën shqiptare

19/10/2022 19:29

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra vijon të shkruajë historinë, teksa për herë të parë ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me emra të mëdhenj si Reali i Madridit, Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Pikërisht kryeqytetaset spanjolle do të jenë kundërshtaret e para të vajzave kuqeblu dhe do të zbresin në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” nesër në mbrëmje, në një sfidë që do të transmetohet live edhe në ekranin e SuperSport.

Skuadra spanjolle ka mbërritur të Rinas pasditen e sotme dhe menjëherë ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon për zbarkimin dhe impresionin e parë nga toka shqiptare, ndërsa më pas është nisur me autobus drejt Shkodrës, ku do të përballet me Vllazninë në orën 18:45.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadridfem)

Top Channel