Pas ndalimit shfaqi dridhje të trupit, në spital mbërriti me puls të dobët/ Çfarë ndodhi me 32-vjeçarin në Don Bosko

20/10/2022 09:28

Pas ngjarjes së rëndë, ku 32-vjeçari Laer Kurti ndërroi jetë teksa po transportohej nga rajoni i policisë në spital, janë bërë me dije detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për Top Channel se në bazë të dëshmisë të punonjësve të policisë Lear Kurti, ka qenë duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë vetëm.

Policia i ka kërkuar të ndalojë për verifikim. Ai është larguar me vrap dhe patrulla i është vënë në ndjekje duke e kapur në rrugën “Don Bosko” pranë një marketi. Momenti i ndalimit është i fiksuar në kamerat e sigurisë. Pas prangosjes i ndaluari ka qëndruar në një stol derisa ka mbërritur makina që e shoqëroi. Në momentet e pritjes aty kanë kaluar dhe shokë të tij që kanë komunikuar me policinë për arsyen e ndalimit.

Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Pas mbërritjes në komisariat ku po ashtu ka kamera duke parë që gjendja mund të rëndohej deri në mbërritje të ambulancës është transportuar nga vetë policia në spitalin e traumës ku ka mbërritur me puls të dobët dhe pas disa minutash ka ndërruar jetë.

Lear Kurti është fëmije i vetëm. Jetonte tek ish-parku i autobusëve. Ka pasur episode të tjerë te ndalimit ne polici pasi ka qenë përdorues i lendeve narkotike.

Top Channel