Pse nuk u pa në dasmën e Arbër Hajdarit? Balina Bodinaku flet dhe për “Big Brother VIP”, a do të jetë sërish opinioniste?

19/10/2022 22:52

Balina Bodinaku pranoi këtë mbrëmje ftesën e “Goca dhe Gra”, për një bisedë të këndshme mes vajzash.

Moderatoret e pyetën Balinën nëse do të jetë sërish opinioniste e “Big Brother VIP 2”, por ajo u përgjigj se nuk ka ende asgjë, por nuk e përjashtoi mundësinë.

Fatma e pyeti më pas se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e opinionistit tjetër të “Big Brother VIP”, dhe Balina u përgjigj shkurt duke thënë se për këtë, “duhet të pyesni Arbrin”.

Balina: Arbrin pse nuk e keni ftuar këtu në ‘Goca dhe Gra’,

Fatma: E kemi ftuar, por ishte para dasme, pas dasme do ta ftojmë dhe do t’ia bëjmë pyetjen

Balina: Pyeteni (qesh)

FOTO GALERI
1/9

Top Channel