I hoqi fitoren Atleticos në shtesë, rekordet që do të thyejë shoku i Balliut

19/10/2022 17:12

Është sinonim i gëzimit sa herë që Falcao shënon gol. Edhe më shumë tani që është në fund të një karrierë të jashtëzakonshme.

Këtë të martë, sulmuesi kolumbiani luajti ndeshjen e tij të 100-të në Spanjë. Goli që shënoi e ndihmoi skuadrën e tij (Rayon) të mos humbte pozicione në tabelë dhe nuk e la Atléticon të afrohej me Realin e Madridit në krye të La Liga-s.

“El Tigre” është shtatë gola larg rekordin të golashënuesit më të mirë kolumbian në rang klubesh. Renditja kryesohet nga Víctor Hugo Aristizábal, i cili la gjurmë të pashlyeshme tek Atlético Nacional dhe në futbollin brazilian. Super Sport shkruan se ai numëron 346 gola në karrierën e tij në klube. Radamel e pason me 340 gola dhe pas tyre është Dayro Moreno me 304.

Gjithashtu, Falcao është vetëm tre gola larg rekordit si golashënuesi më i mirë kolumbian në La Liga. “El Tigre” ka shënuar 60 gola gjatë kohës së tij tek Atlético e Madridit dhe tani te Rayo Vallecano.

Kjo renditje kryesohet nga Carlos Bacca me 62 gola me Sevillan, Villarrealin dhe Granadan. Pozicioni i tretë është për James Rodríguez (29 gola). Pa shqetësime fizike, ai do të jetë jetik për Rayon, do të thyejë rekordet dhe me siguri do vazhdojë të jetë pjesë kombëtares së Kolumbisë.

Top Channel