Një katër vjeçar është plagosur këtë pasdite në Elbasan, pasi është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “5 Maji”.

Policia njofton se 26-vjeçari me iniciale A. S., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar të miturin 4 vjeç.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërsa shoferi 26-vjeçar është shoqëruar në Komisariat.

Nuk dihet si ka ndodhur rrethanat ndërsa pritet që dëshmia e dëshmitarëve dhe vetë shoferit dhe puna e grupit hetimor të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Top Channel