Veterani i luftës vdes nga ataku kardiak në lojrat zbavitëse të parkut në Florida (fotot)

19/10/2022 21:43

Një i moshuar në Florida, SHBA ka pësuar një atak kardiak teksa vizitonte parkun e Disney World me familjen e tij, njoftonte policia e qytetit Orlando.

Joseph Masters, 83-vjecar veteran i ushtrisë, pësoi një atak kardiak teksa kishte hipur në trenin zbavitës ‘Tomorrowland’ që nuk ecte me shpejtësi të lartë, sipas deklaratës së sherifit, sipas rrjetit vendas Florida Politics.

Bashkëshortja e Masters, Alice, i tha policisë se burri humbi ndjenjat teksa ishte në trenin e zbavitjes.

“Atë e kishte zënë paniku,” thuhej në raportin e sherifit, teksa shtohej: “Ajo nisi të kërkonte ndihmë dhe tentonte të kontaktonte me anëtarët e tjerë të familjes që ishin në park. Kur xhiro e trenit mbaroi, stafi i parkut dhe siguria erdhën në vend dhe nisën të kryenin frymëmarrje artificiale ndaj personit të sëmurë.”

Masters u dërgua në spitalin e Celebration, ku doktorët tentuan për 30 minuta t’i shpëtonin jetën por pa sukses.

Më vonë ata deklaruan se Joseph mbante një aparat ndihmës për zemrën pasi ishte diagnostikuar me diabet dhe hipertension.

Veterani i ushtrisë së SHBA, ishte i martuar me Alice prej 49 vjetësh dhe vinte shpesh me familjen në parkun Disney World, shkruhej në nekrologjinë e tij.

Vdekja e Masters është me e fundit e një serie vdekjesh ose problemesh shëndetësore në rezortin me lojra aerodinamike, shpejtësie apo ulje ngritjesh.

Sipas të dhënave të parkut Disney një 47-vjeçar humbi ndjenjat në simulimin e anijes fluturuese, ndërsa muajin e kaluar një grua 59-vjeçare u plagos në këmbë në lojën e “Hedhjes së Tepsive Aliene” të parkut.

FOTO GALERI
1/7
Një i moshuar në Florida, SHBA ka pësuar një atak kardiak teksa vizitonte parkun e Disney World me familjen e tij, njoftonte policia

Top Channel