E enjte, 06 Janar 2022
19:53
Kufizohet lëvizja e kamionëve/ Bashkia e Tiranës tregon oraret dhe rrugët e lëvizjes

Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohen të qarkullojnë në kryeqytet nga ora 7 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

19:49
Abuzimet me punën on line/ Humbën punëtorët dhe përfitoi biznesi

Gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri administrata publike si dhe shumë biznese private nuk e ndërprenë punën për asnjë ditë, zgjidhja ishte puna në distancë.

19:47
“Dera e PD-së u hapet vetëm amerikanëve”/ Berisha akuzon Bashën nga Fieri, Bardhi kundërpërgjigjet

Në të njëjtën kohë kur grupi për rithemelimin e PD-së njoftoi se ishte nisur drejt selisë blu, Lulzim Basha braktisi zyrën për të konsumuar një kafe me gazetarët në oborrin e selisë.

19:33
Takimi më i keq në “Për’puthen”? Çfarë ndodhi mes Brunos dhe Florjanës?

Takimi i parë që Florjana zhvilloi me Brunon jashtë studios shkoi keq, nga fillimi në fund.

19:32
SHBA, shtab pararojë në Shqipëri/ Merret vendimi për vendosjen e komandës së forcave operacionale

Një shtab pararojë i  Komandës së Operacioneve Speciale të ushtrisë amerikane në Europë,  do të vendoset në Shqipëri.

19:24
Sekuestrimi i 119 kg kokainë në portin e Durrësit/ Priten arrestime gjatë mbrëmjes

Të paktën tre nëpunës të Portit të Durrësit pritet të arrestohen gjatë orëve të mbrëmjes së sotme për çështjen e 119 kilogramë kokainë të kapur po në këtë port më 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

19:06
Vajzat i drejtohen Brunos të gjitha njëzëri: Të pëlqen shumë vetja!

Bruno zhvilloi takimin e radhës me një nga konkurrentet e reja, Florjanën, e cila shprehu pëlqim për të që kur u bë pjesë e “Për’puthen”.

19:04
“I kanë të gjithë sytë tek ne”/Tani bisedon me Eltonin

Mbasditen e sotme Tani ka biseduar me Eltonin në lidhje me nominimet që do bëhen spektaklin e nesërm.

18:53
Sërish rritje infektimesh me COVID pas festave/ Rreth 10 mijë raste aktive në vend

Festat e fundvitit kanë sjellë rritje të infektimeve me COVID në vendin tonë, ndërsa aktualisht janë 9,286 raste aktive.

18:51
Albi u deklarua për të, por çfarë ndodhi më pas? Alesja e prekur: Ti më acaron, ndjej presion

Alesja e cilëson deklaratën e Albit se në “Për’puthen” është vetëm për të, si një presion jo të drejtpërdrejtë.

18:51
Linja ajrore bën mijëra fluturime bosh për të ruajtur vendet e uljes në aeroporte (fotot)

Një linjë ajrore raportohet së fundmi se ka kryer 3,000 fluturime pa pasagjerë muajt e fundit, për të ruajtur vendet e uljes në pista.

18:49
Një surprizë vjen nga qielli për Meridianin

Këtë pasdite ka ardhur një surprizë nga qielli për Meridianin.

18:48
“Zgjoi” në listën e filmave më të mirë të 2021-shit

“Zgjoi” është pjesë e listës së filmave më të mirë të vitit 2021, sipas Rottern Tomatoes.

18:28
Adolf Hitleri detyrohet të punojë nga shtëpia pas përhapjes së virusit në zyrat e bashkisë (fotot)

Një administrator lokal në Namibi, Adolf Hitler Uunona, i cili mban emrin e diktatorit famëkeq nazist, ka thënë më herët se tashmë është “shumë vonë” për ta ndërruar.

18:18
Presidenti Biden fajëson hapur paraardhësin e tij Trump për 6 janarin

Presidenti Joe Biden fajësoi sot hapur paraardhësin e tij Donald Trump për ngjarjet e 6 janarit dhe për pasojat e pretendimeve të tij për zgjedhjet tek demokracia amerikane.

18:07
Berisha nga Gjirokastra: Mos u bëni skllevër të Bashës

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në 31 vjetorin e themelimit të PD-së dega Gjirokastër u bëri thirrje demokratëve që të mos bëhen skllevër të Lulzim Bashës.

18:06
Vuçiç sfidon SHBA-në: Nuk i zbatojmë sanksionet ndaj Dodik, ka mbështetjen tonë

Beogradi zyrtar sfidoi hapur vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës (BiH), Millorad Dodik.

18:00
Viti i Ri hyn me akrobaci: Zjarrfikësit habisin me teknikat tradicionale në Tokio

Zjarrfikësit e Tokios kryen stërvitje për raste fatkeqësisht, por ajo u shënua edhe me akrobaci befasuese tradicionale në ceremoninë e veçantë në Koto Ward që shënoi hyrjen e Vitit të Ri, e tërhoqi kureshtarë pafund.

17:55
Gjuriç e quajti Dua Lipën serbe, reagimet: Të gjitha kafshët janë…

Deklarata e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, i cili e quajti këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipa “bashkëkombëse të tij”, u pasua nga reagime të menjëhershme.

17:53
Top Talk/ Flet kryeredaktori i RD-së: Basha na preu në besë! Ndërroi edhe kodet e hyrjes në gazetë

Përçarja në Partinë Demokratike ka përfshirë dhe gazetën Rilindja Demokratike.

17:51
VIDEO/ “Këtu je në Shqipëri”, shqiptari dhe qytetari serb konfliktohen në kufirin Kroaci-Serbi

Një shqiptar nga Kosova dhe një qytetar serb janë konfliktuar në kufirin Kroaci – Serbi.

17:38
Godet tragjedia në Florida; çifti i oficerëve të rinj të policisë vrasin veten, lënë jetim të voglin (fotot)

Dy oficerë të rinj të sherifit të Floridas në SHBA që sapo kishin lundur një bebe së bashku, kanë vrarë veten dy ditë larg njëri-tjetrit, duke lënë jetim fëmijën 1-muajshe, njoftuan autoritetet.

17:19
Kapet ‘skifteri’ i kasafortave në vilat dhe bizneset e autostradës Tiranë-Durrës

Pesë persona në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar janë vënë në pranga në 24 orët e fundit vendin tonë.

17:10
Ukraina sekuestron pronat e ish-presidentit Petro Poroshenko

Një gjykatë në Ukrainë ka ngrirë pronat e ish-presidentit, Petro Poroshenko, si pjesë e hetimeve që autoritetet kanë nisur kundër atij, lidhur me akuzat për tradhti të lartë.

17:05
Rebelët francezë shkatërrojnë rrjetin e antenave të reja 5G (fotot)

Të rinj rebelë në Francë kanë kryer një seri sulmesh sabotazhi ndaj asaj që quajnë “infrastrukturë e Revolucionit të Katërt Industrial” duke shkatërruar antenat e rrjetit të fuqishëm celular 5G.

17:03
Ku po shkon Partia Republikane, një vit pas sulmit ndaj Kongresit

Amerikanët mendojnë se sulmi i 6 janarit 2021 ndaj Kongresit është ende një nga traumat kryesore të politikës së viteve të fundit. Disa ceremoni përkujtimore u organizuan për të shënuar përvjetorin e sulmit dhe shumë gazeta, veçanërisht ato të qendrës së majtë, e kanë cilësuar atë ditë si momentin kur demokracia amerikane u rrezikua të përmbysej dhe jo vetëm nga rebelët në Kongres, por edhe më lart. Dhe gjithçka nisi nga manovrat politike të Donald Trump dhe ndjekësve të tij.

16:56
Ministri i Drejtësisë monitoron vaksinimin në institucionin e sigurisë në “Mine Peza”: Duhet përshpejtuar imunizimi anti Covid

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka monitoruar sot ecurinë e vaksinimit në IEVP “Mine Peza” në Tiranë.

16:32
Katër notarë gjenden të vdekur, me trupin e mbushur me kafshime piranjash (fotot)

Trupat e katër notarëve janë gjetur të fundmi të mbushur me kafshime të tmerrshme peshqish mishngrënës piranja në një lum në Paraguai.

16:32
Bardhi: Thirrja e Berishës për dhunë, frymëmarrje për qeverinë e korruptuar! Në seli, mund të hyjë kushdo, nëse ka punë

Protesta e thirrur nga ish-lideri demokrat, Sali Berisha, sipas sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokrati, Gazment Bardhi, është një thirrje për dhunë, që favorizon vetëm qeverinë, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

16:20
Komanda Amerikane me shtab në Shqipëri/ Yuri Kim: E rëndësishme për sigurinë rajonale! Rama: Bashkëpunim dhe besueshmëri

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë shtabin e saj në Shqipëri për të siguruar një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve në Ballkanin Perëndimor duke rritur stabilitetin rajonal.

16:06
Të mbyllur dhe pa internet, shqiptari nga Kosova rrëfen situatën në Kazakistan

Me të përfunduar një ditë normale pune, Kastrioti (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë), një kosovar që po qëndron në Kazakistan, iu desh të mbyllej në banesë.

16:04
Kazakistani në flakë, tre policë me kokë të prerë, dhjetra të vrarë në kryengritjen masive kundër rritjes së çmimeve (fotot)

Mes zhvillimeve të fundit nga trazirat masive në Kazakistan, trupat e tre policëve të vrarë me prerje koke nga turmat ishin gjetur në rrugë.

16:01
Dinamo, 3 fitore dhe 6 humbje/ Trajneri Bledi Shkëmbi: Nuk kemi më kohë për të humbur

Me 3 fitore 6 humbje dhe 6 barazime tek Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe ditët e pushimit kanë qenë minimale sepse koha nuk pret, së pari për të rikuperuar atë që humbën në pjesën e parë të sezonit dhe më pas për të vazhduar drejt objektivave.

15:43
Afrika thotë se izolimet e ashpra nuk janë më mjete për ta luftuar COVID-19

Zyrtari kryesor shëndetësor në Afrikë tha më 6 janar se izolimet e ashpra nuk janë më mënyra më e mirë për ta frenuar përhapjen e COVID-19.

15:34
Kosova regjistron 152 raste pozitive me Covid-19

Bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, nga gjithsej 5,474 testime.

15:32
Arrestohet një person në Elbasan, për çfarë akuzohet

Një person ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt.

15:27
Shqipëria në sytë e afganëve/ Ekspozita me foto të realizuara nga refugjatët afganë në Shëngjin

Në një ekspozitë me fotografi u pasqyrua një pjesë e Shqipërisë ditën e sotme nga komuniteti afgan të vendosur në Shëngjin.

15:26
Shkolla e rindërtuar nuk po hapet/ Në fshatin Kullë të Durrësit, banorët protestojnë: Na premtuan në nëntor

Prindër e nxënës të një prej shkollave të rindërtuara pas tërmetit në bashkinë e Durrësit kanë reaguar sot, pasi shkolla nuk i ka hapur dyert e saj as këtë fillim viti.

15:26
Australia izolon tenistin nr. 1 në botë në hotelin e rrënuar të refugjatëve (fotot)

Novak Djokovic është urdhëruar të izolohet në një qendër refugjatësh nga autoritetet australiane deri në vendimin e deportimit, pas konfliktit për refuzimin e vaksinës para kampionatit Australia Open, shkruan britanikja Daily Mail.

15:24
Dita e ujit të bekuar/ Besimtarët e krishterë ortodoksë festojnë ditën e shënuar

Dita e Ujit te Bekuar një prej ditë e më të rëndësishme të kalendarit ortodoks është festuar edhe nga besimtaret korçarë.

15:19
Përurohet spitali pediatrik/ Rama: Brenda këtij mandati rinovojmë tërësisht QSUT

Inaugurimin e ambienteve të reja të pediatrisë së Tiranë kryeministri Edi Rama e quajti një zhvillim të rëndësishëm për shëndetësinë shqiptare këtë fillim viti.

15:14
Droga, pas atentatit në Tiranë/ Dëshmia e të afërmve të shënjestrës: Atentati ndodhi 30 minuta pasi u ul Edmond Crroji

Mbas veprimeve paraprake të policisë ka dyshime se ngjarja e Don Boskos me një të vrarë dhe 4 të plagosur ka vetëm një qëllim luftën për drogën.

15:08
Britania heq karantinën/ Lehtësimi i lëvizjes nga e hëna e ardhshme

Ndryshe nga Evropa apo më gjerë, kur po shtrëngohen masat kundër përhapjes së Omicronit, kryeministri britanik Boris Johnson thotë se shtama është kaq e përhapur saqë nuk ka kuptim të pengohen më tej ata që duan të hyjnë në ishull pasi cdo masë do kishte ndikim të kufizuar.

15:07
Mungesa në shkolla/ Varianti i ri i covid prek edhe sistemin mësimor

Pas pushimeve dimërore, shkolla ka filluar me kapacitet të plotë.

15:06
Infektimet shtojnë vaksinimin/ Shumë të pavaksinuar kërkojnë të bëjnë dozën e parë

Frika nga Omicroni ka rritur numrin e personave që vaksinohen.

15:06
“Ka shndërruar selinë e PD si shpellat e grupeve terroriste!” Berisha: Basha nuk ka probleme të shëndetit mendor por…

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur para demokratëve në Fier për 31-vjetorin e themelimit të degës së këtij qyteti. Nuk mungoi komenti i Berishës për personat që nuk i janë bashkuar duke i kërkuar arsyetimit dhe vëmendjen e tyre në mënyrë të veçantë.

15:01
Berisha: Basha farë e keqe! Dështoi në marrjen peng të PD

Sali Berisha nga Fieri nuk i ka kursyer akuzat ndaj Lulzim Bashës, për të cilin vazhdon të përsërisë se i çoi demokratët nga humbja në humbje në këto 8 vite.

14:54
Vuante nga depresioni, gjendet i vetëvarur pas tre ditësh i zhdukur 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Brataj të Selenicës.

14:50
Atentati tek Don Bosko/ Policia ende asnjë gjurmë nga autorët, zbardhen dëshmitë e personave të plagosur

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën 4 të tjerë policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.

14:48
Prokuroria kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë

Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë lidhur me akuzën e vrasjes së Azem Hajdarit.

14:42
31 vjetori i themelimit të PD-së në Fier, flet Berisha: Fillimet nuk kanë qenë të lehta, na gjuanin me gurë e na bllokonin rrugët

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Fier për 31-vjetorin e themelimit të degës së këtij qytetit.

14:37
SHBA paralajmëron goditje të tjera në rajon, Escobar: Nuk do lejojmë destabilizim!

Përfaqësuesi i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar paralajmëroi në një intervistë për agjensinë e lajmeve “Mina” se Washingtoni nuk do të hezitojë të vendosë sanksione në mënyrë që t`i dërgojë një mesazh të fortë personave të korruptuar dhe atyre që destabilizojnë rajonin.

14:35
Rriten infektimet në vend, qytetarët ‘vrapojnë’ të vaksinohen dhe testohen për Covid-19 (FOTO)

Pas rasteve të shumta të infektimeve me Covid-19, dhjetëra qytetarë janë paraqitur sot në Qendrën Shëndetësore nr. 1 në Tiranë, për të marrë vaksinën ose për të kryer teste.

14:19
Koment: Demokracia amerikane në rrezik!

Në SHBA është rrezikuar e ardhmja e sistemit. Ajo që përjetuam më 6 janar 2021 ishte vetëm fillimi. Duket dramatike, por e ardhmja e shtetit demokratik është në pyetje, mendon Ines Pohl.

14:18
Vlahovic dhe Commisso refuzojnë ofertën e Arsenalit

Klubet e Premier League-s shquhen për fuqinë e tyre ekonomike dhe, sigurisht edhe në atë sportive.

13:59
“Pati puthje?” Einxheli i përgjigjet ngacmimeve të Ilirit: Nuk futem më tek suita

Mbrëmjen e kaluar, Einxhel dhe DJ Dagz kaluan natën së bashku tek suita luksoze brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

13:59
”Në Itali, piku i vdekjeve në mes të shkurtit”, detyrim vaksinimi për 50 vjeçarët

Piku i vdekjeve nga Covid 19 në Itali mund të shënohet në mesin e muajit shkurt, sipas një studimi të l’Institute for Health Metrics and Evaluation, Ihme, qendër e kërkimeve të pavarura shëndetësore në Universitetin e Washingtonit, projeksionet e së cilës ndryshojnë në varësi të disa faktorë: përdorimit të maskave, rëndesës së situatës prej Omicronit, dozës së tretë dhe hezitimit për imunizim.

13:58
Zhvillimet në PD, zv.ambasadori amerikan një orë takim me Bashën

Zëvendës ambasadori amerikan Demian Smith ishte në selinë blu për një takim me kreun e PD Lulzim Basha, takimi nisi rreth orës 13 dhe për të zgjatur një orë. Asnjë nga palët nuk zgjodhi të ndante detaje me mediat.

13:52
Raketa ruse del jashtë kontrollit, bie drejt Tokës: NASA në alarm!

NASA u vu në gjurmët e një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga qendra Plesetsk në veriperëndim të Rusisë në 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit, thotë CNN.

13:50
Kremlini: Mbrojtja serbe varet prej nesh, “e kemi në dorë” prej 200 vjetësh!

Aftësia mbrojtëse e Serbisë varet në masën më të madhe prej Rusisë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

13:50
Rama-Manastirliu në Pediatrinë e re në QSUT: Hapim një kapitull të ri për shërbimet shëndetësore për fëmijët!

U hap sot Pediatria e re e QSUT-së, një investim i qeverisë shqiptare i standardeve europiane, pjesë e investimeve për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend.

13:45
Durrës/ 6 të arrestuar, mes tyre dhe një i ri që përplasi për vdekje një të moshuar

Policia e Durrësit ka vënë në pranga, 6 persona, mes tyre edhe një 35-vjeçar që përplasi për vdekje një të moshuar.

13:42
Çfarë është Flurona?

Fillimi i vitit 2022 ka sjellë shqetësime të reja për shëndetin publik në botë.

13:39
Rama në pediatrinë e re: Dikur ilaçet porositeshin me mik e parti!

Kryeministri Edi Rama ndodhej këtë të enjte në pediatrinë e re në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , që ka hapur sot dyert për fëmijët që do të kenë nevojë për kujdes shëndetësor.

13:31
Guardiola dhe City nuk i shmangen COVID, 21 të izoluar te “Qytetarët”

Vala e re e COVID me variantin e ri të Omicron, nuk ka lënë pa përfshirë edhe Manchester Cityn.

13:25
“QSUT, brenda mandatit, do kthehet në kompleksin me modern në rajon”/ Rama: Rama: Mjekët do paguhen sipas meritës!

Kryeministri Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e Pediatrisë së Re, në qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

13:23
Quo Vadis, leximi i vonë i Sienkiewicz

Alda Bardhyli

13:20
Aksident në Mamurras-Fushë Krujë, përfundojnë në spital dy shoferët e makinave të përplasura

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë.

13:13
Fqinji rrëmbeu 10-vjeçarin, flet babai: E ka kapur për fyti dhe e ka rrahur me kabllo. Ja çfarë më tha para policisë

Kosovë – Bejtullah Deliu, babai i djalit 10 vjeçar rrëfen momentet e tmerrit kur i biri është rrëmbyer nga fqinji i tij 51 vjeçar. Arsyeja është se tre fëmijë i kanë thyer xhamin e makinës, ndërsa fqinji ka zgjedhur të rrëmbejë djalin e Deliut.

13:10
“Blindohet PD”/ Kamera shtesë në ambientet e selisë

Ashtu siç ishte paralajmëruar në selinë e PD janë instaluar disa kamera sigurie shtesë.

13:02
Pamjet/ Akt vandal në Çair, dëmtohen tribunat dhe digjen stolat në stadiumin e Shkupit

Një akt i shëmtuar ka ndodhur në stadiumin e rikonstrukturuar të Shkupit, teksa disa persona kanë shkatërruar një pjesë të tribunave, ndërsa nuk kanë lënë pa dëmtuar edhe kabinën e dedikuar për gazetarët.

12:52
Berat/ BMW-ja përplas 16-vjeçarin, arrestohet shoferi

Sot rreth orës 11:45 në aksin Rrugor, Ura e Goricës-Kombinat, shtetasi B.Q., duke drejtuar një automjet tip “BMW”, ka goditur një këmbësor rreth 16 vjeç dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

12:52
Dj Dagz imiton Ilirin, reagon bashkëshortja: Je në darkë me një grua, mos mendo për të

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shijuar mbrëmjen pranë njëri-tjetrit tek suita luksoze e vendosur në ambientet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

12:50
Blinken “harron” diplomacinë, kërcënon Rusinë: Pushtimi i Ukrainës, me kosto të rëndë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e harroi diplomacinë për pak çaste, por zgjodhi ta paralajmëronte hapur Rusinë se duhet të largojë presionin ndaj Ukrainës nëse dëshiron progres dhe se po vazhdoi me planet e pushtimit, duhet të bëjë llogaritë me pasojat.

12:49
Vaksinimi i detyruar në administratë dhe markete, nisin kontrollet në Durrës

133 punonjës të Autoritetit Portual Durrës kanë rezultuar të pavaksinuar gjatë kontrollit të kryer nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Durrës.

12:46
Dita e Ujit të Bekuar/ Gjirokastër, besimtarët urojnë shëndet dhe bekimin e të gjitha familjeve

Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujërave që përkujton sipas kalendarit ortodoks pagëzimin e Krishtit në ujërat e lumit Jordan .

12:31
Video/ E ngatërruan me një tjetër këngëtar, reperi nuk përmbahet, bën për spital dy djemtë

Reperi Jason Derulo është përfshirë në një sherr me fizik në Las Vegas me dy burra që raportohet ta kenë ofenduar dhe e kanë thirrur si “Usher”, artisti tjetër i njohur.

12:30
“Unë jam krimineli që po pëshpërisje”, anëtari i FRPD i drejtohet Bashës: U burgosa që të bëheshe ti kryeministër

Të rinjtë e FRPD mbërritën në godinën e selisë së PD, por dyert vijojnë të jenë të mbyllura. Njëri prej tyre ka folur për mediat dhe është prezantuar si Mariglen Doçi, anëtar i kryesisë së PD.

12:14
Intervista nga banorët e Big Brother, Arbër Hajdari zbulon planet për tu martuar. Donaldi përpiqet ta korruptojë

Në kuadër të provës javore, banorët duhet të realizojnë brenda shtëpisë programin televiziv të Top Channel. Mëngjesin e sotëm, Donald dhe Einxhel kanë bërë rolin e Isli Islamit dhe Ori Nebiaj në “Wake Up”.

12:14
72 milionë euro për futbollistin e Portos, Liverpool i bën qejfin trajnerit Klopp

Sadio Mane dhe Mohamed Salah do të jenë dy mungesat e mëdha të Liverpool në ditët në vijim për shkak se lojtarët janë të impenjuar me kombëtaret e tyre në Kupën e Afrikës e cila starton më datë nëntë janar.

12:07
Puthje dhe përqafime/ Einxhel dhe Dagz kalojnë një natë ”të zjarrtë” në suitë

Einxhel dhe Dagz është dyshja e rradhës e cila ka vendosur të shijojë suitën e shtëpisë.

12:06
Pamjet/ Pas grupit të Berishës, shkojnë në PD të rinjtë e FRPD. Dera vijon të jetë e mbyllur

Të rinjtë e FRPD kanë shkuar në selinë e PD por edhe ata e kanë gjetur derën mbyllur.

11:55
Trupat ruse hyjnë në Kazakistan, Moska: Pas protestave, dora e Amerikës!

Një aleancë ushtarake e drejtuar nga Rusia do të nisë trupa në Kazakistan, pas ftesës së presidentit vendas i cili kërkoi ndihmë për t`i bërë ballë trazirave në vend dhe protestave që sa vjen e përshkallëzohen.

11:55
Arrestime të reja në rastin “Brezovica”

Shtatë persona janë arrestuar më 6 janar në Kosovë, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që ende po zhvillohet lidhur me rastin “Brezovica”.

11:46
Videoja virale: Gruaja humbet fëmijën për një test Covid, Kina ndëshkon zyrtarët

Autoritetet kineze thanë ndëshkuan ashpër disa zyrtarë pas përhapjes së shpejtë në rrjet të videos që tregonte një grua tetë muajshe shtatzënë duke humbur fëmijën e saj në qytetin e mbyllur të Xi’an kur spitali i refuzoi hyrjen për shkak se nuk kishte testin e Covid.

11:44
Tajvani nis “luftën” me Kinën: Sfidon Pekinin me Lituaninë

Duke sfiduar haptazi Kinën, Tajvani bleu të gjithë ngarkesën e më shumë se 20 mijë shisheve rumi lituanez të cilën Pekini e bllokoi, duke mos i lejuar hyrjen në territorin kinez, raporton South China Morning Post.

11:42
Strazimiri: Basha nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe, godina e mbyllur tregon frikë nga demokratët

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri, i cili rreshtohet si mbështetës i ish kryeministrit Sali Berisha ishte sot në selinë e PD për një mbledhje me Aldo Bumçin dhe Ivi Kason, por gjetën dyert e mbyllura.

11:36
Me drogë me vete, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje, pesë të arrestuar në Tiranë

Pesë persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:34
SHBA godet projektin serbo-rus për destabilizimin e Ballkanit, sanksionohet Dodik

Me arsyetimin se veprimet e nacionalistit serb Milorad Dodik kërcënojnë stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe të të gjithë rajonit, ministria e financave në SHBA njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj liderit serbo-boshnjak, drejtuesi i Republika Srpska apo entitetit serb në Bosnje, të krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995.

11:34
Arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër, ja për çfarë ishte shpallur në kërkim

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

11:32
Zhduken dy vajza në Tiranë, njëra prej tyre në fshatin ‘SOS’/ Kujdestarja dhe familja denoncojnë rastet

Një 17-vjeçare e strehuar në fshatin SOS raportohet të ketë humbur. Ka qenë një punonjëse e “SOS” ajo që ka bërë kallëzim në polici për largimin e të resë.

11:32
Grupi i Rithemelimit gjeti dyert e PD mbyllur, Bumçi: Do e çlirojmë bunkerin të shtunën! Thirrja për deputetët që mbështesin Bashën

Grupi i Përkohshëm i Rithemelimit ka mbërritur në godinën e selisë së PD por ka gjetur sërish derën e mbyllur. Në fjalën e tij para mediave, Aldo Bumçi tha se kishin caktuar një mbledhje pune me Gent Strazimirin dhe Ivi Kason ndaj zgjodhën ta bënin në PD.

11:25
Bashkëshorti i ikën nga shtëpia, 52 vjeçarja në Vlorë kërkon ndihmën e policisë

Një 52 vjeçare nga Vlora ka denoncuar humbjen e bashkëshortit të saj, shtetasi

11:22
Ndërtim i paligjshëm dhe plagosje me sende të forta, arrestohet një person, procedohen dy të tjerë

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një person, ndërsa ka proceduar penalisht dy të tjerë, të cilat akuzohen për vepra të ndryshme penale.

11:17
Durrës/ Dita e Ujit të Bekuar, 30-vjeçari hidhet në ujë dhe kap kryqin

Besimtarët iu drejtuan kishave ortodokse për shërbesat e Ditës së Ujit të Bekuar në të gjithë qarkun e Durrësit.

11:14
Apelimi nga avokatët, Djokovic qëndron në një hotel refugjatësh deri të hënën

Është shndërruar në një telenovelë pjesëmarrja e tenistit serb, Novak Djokovic në turneun e Australian Open.

11:10
Fier/ Besimtarët ortodoks festojnë ditën e ujit të bekuar

Besimtarët ortodoks në Fier kanë festuar paraditen e sotme ditën e ujit të bekuar.

11:09
Basha konsumon kafen e mëngjesit me gazetarët, ndërsa një grup deputetësh të Komisionit të Rithemelimit nisen drejt PD

Lulzim Basha të enjten në mëngjes mbërriti në seli sapo u njoftua se disa anëtarë të Komisionit të Rithemilimit do të tentojnë të zhvillojnë edhe ditën e sotme një mbledhje në mjediset e brendshme të godinës së Partisë Demokratike. Ndërsa përkrahësit e ish-kryeministrit Berisha ishin nisur për të mbërritur në seli, kryedemokrati ka preferuar të konsumojë një kafe me disa gazetarë në mjediset e një bar-kafeje që ndodhet në oborrin e selisë së PD-së.

11:09
Gjermania po shqyrton njohjen e patentave nga Shqipëria dhe Kosova

Këshilli Federal po shqyrton aktualisht një projekt-rregullore të re për lejet e drejtimit të automjeteve në Gjermani. Njëra nga pikat është edhe njohja e patentave shqiptare dhe kosovare.

11:08
“Kollitesha aq rëndë sa binte alarmi i shtëpisë”, Elvis Pupa infektohet me Covid-19: Mos u izoloni me gruan se…

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa është infektuar me Covid-19.