Shqipëria ka miratuar ligjin për kujdesin paliativ që në vitin 2014, por nuk kanë dalë aktet për rregullimin e kostove financiare.

”Mes asaj që është e shkruar dhe asaj çfarë ndodh realisht ka jë diferencë të jashtëzakonshme. U hartuan disa akte nënligjore, por, ai më i rëndësishmi që trajtonte aspektin social-ekonomik dhe parashikonte koston financiare ende nuk është miratuar”,  u shpreh Rudina Rama, “Ryder Albania”.

Ligji ua njeh të drejtën që familjarët të përfitojnë 6 muaj pagesë kujdestarie për të sëmurin, por kjo nuk zbatohet.

”Ka një handikap se kush duhet ta përcaktojë këtë periudhën 6 mujore”, u shpreh Fatmir Prifti , reanimator në QSUT.

Kujdesi paliativ duhet të ofrohet për të gjithë pacientët me sëmundje të pashërueshme dhe degjenerative. Por në shkelje të plotë të ligjit ky shërbim vazhdon të ofrohet vetëm për të sëmurët me kancer në fazat terminale dhe vetëm në tre zona: Tiranë, Durrës dhe Korçë.

Jashtë skemës së mbështetjes, qoftë me asistencë në shtëpi, qoftë me medikamente qetësuese mbeten e gjithë gama tjetër e pacientëve. Shërbimi paliativ është pjesë e strategjisë së luftës kundër kancerit dhe është plotësisht falas.

“Pjesa më e madhe e pacientëve në nevojë me kancer apo sëmundje të tjera të pashërueshme nuk kanë asnjë akses për trajtimin e problemeve apo simptomave të sëmundjes së tyre”, u shpreh Irena Laska, “Marry Potter”.

Top Channel