“Kemi besim të plotë te SPAK”/ BE reagon për arrestin e Vlora Hysenit: Po ndjekim nga afër luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit Tre persona të cilët po transportonin emigrant të paligjshëm në Korçë janë arrestuar nga policia.
Në pranga ranë A. B., 44 vjeç; R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, banues në Durrës.
44-vjeçari u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Dz të tjerët, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel