Pronarët e Manchester United të hapur për të shitur klubin/ Utd vlerësohet me 5 miliardë paund

23/11/2022 12:36

Familja Glazer është e hapur për të shitur Manchester United.

Pronarët amerikanë të Man Utd janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për klubin pas një mbretërimi 17-vjeçar të dominuar nga protestat e tifozëve dhe rënia e performancës në fushë.

Nëse klubi i vlerwsuar me rreth 5 miliardë funte, pritet të blihet nga investitorët amerikanë.

Një deklaratë e Manchester United konfirmoi planet për të identifikuar ‘alternativat strategjike’ dhe tha se procesi do të marrë në konsideratë një sërë opsionesh duke përfshirë investime të reja në klub, shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë kompaninë.
Çmimi i aksioneve të Manchester United u rrit menjëherë me 17 për qind si rezultat, duke shtuar pothuajse 400 milionë dollarënë kapitalizimin e tregut të klubit, sipas ekspertit të financave të futbollit.
Bashkëkryetarët dhe drejtorët ekzekutivë Avram Glazer dhe Joel Glazer thanë: “Forca e Manchester United qëndron në pasionin dhe besnikërinë e komunitetit tonë global prej 1.1 miliardë tifozësh dhe ndjekësish. Ndërsa ne kërkojmë të vazhdojmë të ndërtojmë historinë e suksesit të klubit, Bordi ka autorizuar një vlerësim të plotë të alternativave strategjike.

Tifozët e Manchester United kanë bërë një fushatë prej kohësh kundër pronarëve amerikanë të klubit, të cilët ata i akuzojnë për mungesë investimesh dhe duke e ngarkuar klubin me shumë borxhe.

Deklarata e Man Utd

Manchester United, një nga klubet sportive më të suksesshme dhe historike në botë, njofton sot se Bordi i Drejtorëve të Kompanisë po fillon një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin.

Procesi është projektuar për të rritur rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin përfundimtar të pozicionimit të klubit për të përfituar nga mundësitë si në fushë ashtu edhe komerciale.

Si pjesë e këtij procesi, Bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë Kompaninë. Kjo do të përfshijë një vlerësim të disa nismave për të forcuar klubin, duke përfshirë rizhvillimin e stadiumit dhe infrastrukturës, dhe zgjerimin e operacioneve tregtare të klubit në shkallë globale, secila në kontekstin e rritjes së suksesit afatgjatë të klubit për meshkuj, femra  dhe duke sjellë përfitime për tifozët dhe palët e tjera të interesuara.

Top Channel